in

Krujë. 1,3 ton drogë e sekuestruar dhe 11 persona të arrestuar

Marihuanë dhe armë zbulohen nga një maksi-operacion mbrëmjen e të martës. Mbi të arrestuarit do të hetojë Prokuroria e Krimeve të Rënda

Tiranë, 19 tetor 2016 – Mbrëmjen e të martës në fshatin Derven të Krujës, policia ka zbuluar në një banesë të pabanuar dhe në një magazinë të një ndërrmarjeje mobilerie një sasi të madhe droge.

Sipas një njoftimi zyrtar të policisë në operacionin e mbrëmshëm në Derven, ku morën pjesë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, forcat e Komisariatit të Policisë Krujë, Forca e Posaçme Operacione në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, janë arrestuar 11 persona (prej të cilëve njëri i mitur) dhe janë sekuestruar 1,3 ton kanabis që u gjetën në proces tharjeje, por edhe 6 armë zjarri, fishekë, automjete dhe telefona celularë.

Personat e arrestuar në flagrancë, që do të hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, janë: Erjon Vathi, 27 vjeç, banues në Derven, Krujë, Ferit Sula, 45 vjeç, lindur në Burrel, Ali Kuçi, 19 vjeç, banues në Milot, Besmir Vathi, 18 vjeç, banues në Derven, Krujë, Erald Bardhoku, 29 vjeç, banues në Derven, Krujë, Kujtim (Valentin) Rexhepi (Smykalova), 48 vjeç, banues në Fushë-Krujë, Gazmir Gjokea, 29 vjeç, banues në Derven, Krujë, Nilson Gega, 26 vjeç, banues në Derven, Krujë, Gjovalin Gjokea, 47 vjeç, banues në Derven, Krujë, Aurel Gjokea, 22 vjeç, banues në Derven, Krujë dhe E.N. 16 vjeç, banues në Derven, Krujë.

Gjithnjë sipas njoftimit të policisë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 1,3 ton lëndë narkotike Cannabis Sattiva, 2 pistoleta, tip Makarovë, një armë zjarri tip TT, 2 automatikë, një kallashnikov, 130 fishekë automatiku dhe 11 pistolete, një automjet Audi – Q 7 me targa AA 066 LD, një kamionçinë tip Iveko me targa AA 216 DD, një  furgon me targa AA 057 GL, një Sharoon me targa AA 762 DH, një makinë Ford Fokus me targa AA 126 FL, një autoveturë tip BMW me targa AA 747 OL, disa telefonë celularë.

 

500€ të bonusit të kulturës. Mbërrijnë rregullat por jo paratë

Lirohet 18-vjeçarja e mbajtur peng për tri javë, arrestohen dy shqiptarë