Paradite në Bari me Guvernatorin Nichi Vendola, nga ora 14.30 në Romë, fillimisht në Confindustria e më pas në Kryeministri për një takim me homologun e tij Enrico Letta.
TAP, kooperimi italo-shqiptar dhe nxitja e investimeve italiane në Shqipëri në qendër të takimeve
Pasdite, Rama do të jetë në Romë. Në orën 14.30 do të ketë takime në Confindustria, ndërsa në orën 18.00 do të takojë kryeministrin italian Enrico Letta. Pas takimit dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për shtyp.
Vizita e Ramës në Itali u parapri nga një takim që kryeministri shqiptar organizoi në Shqipëri më 5 dhjetor me sipërmarrësit italianë, gjatë të cilit lajmëroi krijimin e “një grupi deputetësh, të cilët kanë detyrimin, përgjegjësinë dhe dëshirën të marrin pjesë personalisht në këtë nismë, duke shkuar në Itali, të flasin dhe prezantojnë Shqipërinë, mundësitë që ne ofrojmë. Ata do të dëgjojnë sipërmarrësit italianë dhe të krijojnë një urë mes sipërmarrësve italianë, qeverisë dhe institucioneve shqiptare”.
Shqiptari i Italisë
Lexo edhe: Rama sipërmarrësve italianë: “Kushte lehtësuese për investitorët e huaj në Shqipëri”