in

Kryeministri Rama konferencë shtypi në TV dhe Web

Vjedhja e Bankës, korrupsioni e skandali i Sarandës, por edhe tema e emigracionit dhe e atyre që duan të kthehen, në qendër të pyetjeve të qytetarëve në Facebook me hashtag-un #PyetKryeministrin

Kryeministri Rama do të mbajë sot një konferencë “multimediale”. Nga ora 12.00 ai  do t’u përgjigjet gazetarëve live në Tv dhe në ëeb pyetjeve që qytetarët do t’i nisin përmes twitter e Facebook.

Pikërisht përmes rrjeteve sociale fton qytetarët të pyesin ç’të duan: “Të enjten 21 gusht 12.00 live TV dhe Tëitter&Facebook live konferencë shtypi nisni të çoni çdo pyetje që keni me hashtag #PyetKryeministrin”, shkruan Rama. 

Konferenca vjen pas skandalit të vjedhjes së Bankës së Shqipërisë, pas skandalit seksual që ka përfshirë Partinë Socialiste dhe mbylljes së shumë universiteteve e këto tema jenë me siguri në qendër të shumë prej pyetjeve të qytetarëve.

Në Twitter e Facebook janë bërë dje e sot me qindra pyetje, nga “Çfarë do të bëhet me Guvernatorin dhe Këshillin Mbikqyrës të BSH-së pas asaj grabitjeje që ndodhi në thesarin e shtetit?”, “Mendoni se ka ndonjë lidhje midis skandalit të sekretarit te Z. Kokëdhimës në Sarandë me skandalin e vjedhjes se Bankës Shqiptare?” apo “Kur do të bëhen reformat në sistemin e drejtësisë? A ka vendosmëri qeveria juaj t’i shkojë deri në fund luftës kundër korrupsionit në këtë sistem?” te “Kur do të hapen zyra për punësimin e shqiptarëve në perëndim?”, “A mbrohen të drejtat e emigrantëve shqiptarë në Evropë nëse ata përgjohen padrejtësisht nga autoritetet e vendeve ku jetojnë?” apo “Në programin tuaj a keni ndnjë plan për punësimin e të rinjve si unë që jetoj në Itali e do të më pëlqente të kthehem e të punoj në vendin tim?”, “Kam një vit që kërkoj punë në arsim pasi jam kthyer nga Italia dhe drejtoresha e arsimit më përgjigjet këtë vend e ka zënë kryetari i bashkisë këtë vend e ka prenotuar kryetari ipartisë qe jam me diplomat e pakta me UT e nderkohe degjojme lart e poshte qe do 3 mijë euro per vend pune se paska harxhu shume leke ne fushate TURP”.

Doni të dini kur do të përtërihet marrëveshja italo-shqiptare e konvertimit të patentave apo çmendon kryeministri për rritjen me 25% të çmimit të pasaportave biometrike? Mund t’ia drejtoni këto pyetje në Facebook e Twitter me hashtagun #PyetKryeministrin”. 

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Burano, l’isola dai mille colori

Razzismo. Il supermercato: “Non fate elemosina agli zingari”