in

Kryeministri Rama nesër në Sallonin e Librit në Torino

Kryeministri është ftuar nga “Fondazione per il Libro, la Musica e la Cultura”, organizuese e panairit, dhe nga Qendra e Kulturës Shqiptare që ka mundësuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë veprimtari

Romë, 9 maj 2014 – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të jetë nesër pasdite i pranishëm në stendën shqiptare të ngritur në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino, panairi më i rëndësishëm i Italisë, dhe ndër më të mëdhenjtë në gjithë Evropën, që është përuruar dje e do të qëndrojë hapur deri në 12 maj. Pjesëmarrja e tij në Sallonin e Librit është kërkuar me këmbëngulje nga Qendra e Kulturës Shqiptare (CCA) që ka mundësuar për të dytin vit rresht pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë panair dhe nga “Fondazione per il Libro, la Musica e la Cultura”.

Stenda shqiptare e këtij viti (e gjeni në Pavijonin 2 – M146/N146), siç shpjegon drejtuesi i CCA-së, gazetari Benko Gjata, “jo vetëm ekspozon vepra të shkrimtarëve shqiptarë në në zë të përkthyer apo që shkruajnë në gjuhën italiane, promovon dy libra të sapobotuar “Rrno për me tregue” i at Zef Pllumit, i sjellë në gjuhën italiane me titullin “Il sangue di Abele – Vivi per testimoniare” dhe botimin e vëllimin “Ilirët” në gjuhën angleze të arkeologut Neritan Ceka, por i kushton një hapësirë e vëmendje të veçantë promovimit të turizmit në Shqipëri me udhërrëfyes, foto, albume dhe informacione të detajuara”.

Lexo edhe: Shqipëria në Sallonin e Librit të Torinos falë Qendrës së Kulturës Shqiptare

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

“Albanian dialects”. Studimet filologjike të Bonaparte-s mbi arbërishten në një vëllim në anglisht

Gjykata u njeh pafajësi dy shqiptarëve të akuzuar për krime të rënda