in

Kuqezinjtë e Scanderbegut fitojnë kampionatin e ngjiten në Kategorinë e Parë

Falë krijimit të një grupi kompakt e të lidhur me njëri tjetrin dhe stërvitjes serioze në drejtimin e trajnerit Luca Leva, Scanderbegu i Parmës ka luajtur një sezon mbresëlënës që nuk mund të mbyllej ndryshe veç me fitoren e titullit të Kategorisë ku luan. Forca Scanderbeg!

Parma, 26 prill 2016 – Dy jave para perfundimit te kampionatit te kategorise se dyte grupi D ku ben pjese ekipi yne kuqezi, Scanderbeg i Parmës shpallet kampion.

Tre tituj  per nje sezon futbollistik: shpallet kampion dimri, ndër 345 ekipe te Emilia Romanjes fiton titullin skuadra e vitit dhe shpallet kampion i sezonit futbollistik 2015-2016.

Qysh me krijimin e saj, shoqata Scanderbeg ne Parma, mes objektivave të veta, kishte edhe formimin e nje skuadre futbolli që si për shumë pikësynime, fillimi ishte shume i veshtire. Per kete ish traineri i pare i Scanderbegut, Myzafer Blushaj, kujton: “Si çdo fillim qe ka veshtiresite e veta edhe ne hasëm jo pak vështirësi: dëshira ishte e madhe por mungonte elementi kryesor, lojtari. U beme thirrje te rinjve tane e miqve të tyre që kishin deshiren per te luajtur futboll.  Kur ekipi nisi stërvitjen në vitin 2008, falë edhe mbështetjes së pakursyer të firmës Lira, ne perberje ishin djemte tane por edhe miq e shoke te djemve, marokenë, moldavë e italianë”.

Skuadra tërhoqi menjëherë vëmendjen e mediave lokale. “Te huajt ne Parma te bashkuar ne fushe …” shkruante asokohe gazeta e Parmës.

Scanderbegu i inkuadrua fillimisht ne kategorine e trete grupi C. Fillimi nuk ishte entuziast per djemte kuqezi pasi loja e tyre nuk kishte cilësi, ishte e varfër dhe humbjet pasonin njëra tjetrën.

Qendrimi ne kategorine e trete zgjati dy vjet, por ndërkaq ekipi po forcohej e loja e tij përmirësohej.

Ne vitin e trete të jetës, Skanderbegu i Parmës eshte fitues i vendit te pare dhe në sezonin pasardhës kalon në kategorine e dyte grupi D. Përsëri djemtë e Scanderbegut fitojnë vëmendjen e shtypit e një artikull i gazetes se Parmes qe pas nje fitoreje tenistike kunder Solinjanos 6 me 1 shkruan “Tashti ekipi Scanderbeg te kall friken”

Eshte sezoni i katert qe ai luan ne kete kategori dhe gjithmone ne nisje nje objektiv te shpallemi kampion dhe te kalojme ne kategori me lart.Rezultatet kane qene premtuese per djemte pasi ne dy sezone rrjesht ai ishte ekipi me favorit per titull por mungesat apo demtimet edhe ndonje largim bene ate qe ky titull te “vonohet” pak. Para fillimit te kampionatit nis kupa Emilia Romanja ku djemte kane bere nje figure te mire duke arritur deri ne gjysmëfinale por demtimet e pësuara, angazhimi ne punen  e perditshme sollën edhe lodhje dhe deri diku edhe zbehje te lojrave ne kampionat.

Ne sezonin 2014-2015 ne drejtimin e trajnerit Santorini djemte e Scanderbegut arrijnë ne Playoff pasi mundin San Leon me rezultatin dy me nje.

Ne finale me Juventus Klub edhe pse luan bukur, shkon edhe në avantazh 1-0, fatkeqësisht ekipi nuk arrin të fitojë (ndoshta edhe për shkak të arbitrimit jo të mirë: anullohet një gol, mohohet një penallti e pastër për Scanderbeg e jepet një e paqenë për Juventus Klub).

Por sezoni me i mbare per kuqezinjte eshte ky i sivjetshmi nen drejtimin e trainerit Luca Leva. Falë stërvitjes serioze, krijimit te nje grupi kompakt e fort të lidhur me njeri tjetrin, nga java e peste e Kampionatit, Scanderbegu i Parmës udheheq renditjen duke mos e leshuar asnjehere kreun. Shifrat flasin qarte: në njezet e kater ndeshje, ekipi realizon nentembedhjete fitore, dy humbje dhe tre barazime; është ekipi qe shënon me shume gola, pesedhjete, dhe pëson me pak, vetëm gjashtembedhjete.

Golashenuesi me i mire per ekipin eshte Ganluca Lorenzano me dymbedhjete gola; portieri i dyte Ziliotti ne gjashteqind minuta mban portën të paprekur.

Gjate kampionatit dallohen portieri Bernini, mbrojtesit Greco dhe Dima Danxhelo, mesfushoret Cagnolati, Kaja, Xeka, Kurcani, ne sulm Lorenzano dhe Vechi. Fitoren me te thelle e arrin kunder ekipit te Astres 6-0. Vetem dy humbje, 2-0: nje me ekipin e Mezzanit ne fazen e pare dhe nje me ekipin e San leos ne fazen e dyte. Goli me i bukur, ai i shënuar ne ndeshjen me Fc 70 Sant Ilaria nga Haziz Kaja: nje roveshate e tij nga nje largësi njezet metra. Ndeshja me spektakolare vleresohet ajo me Casalesen (eshte ky ekip qe ka mbajtur vendin e dyte qe nga fillimi) në fazën e dytë që mbyllet me barazim, kur djemte e Scanderbegut të ndëshkuar me tre kartona te kuq, me vetëm tete lojtare ne fushe kunder njembedhjete, gjejnë forcat e kalojnë ne avantazh e më pas ndëshkohen me nje penallti.

Shpeshhere me fillimin e kampionatit bejme thirrje per sponsor por jane te paktë ata qe kontribuojne. Stafi drejtues falënderon Firmën Lira. AB Costruzioni te vellezerve Xeka, Firmën Blushaj, Pavistil Agim Gjoci. Po ashtu nje merite te madhe kane edhe tifozët kuqezi qe edhe pse me mot te ftohte apo me dite me shi kan qenë gjithnjë aty, siç thuhet ndryshe “lojtari i 12-të” i Scanderbegut të Parmës.

E si gjithnjë, stafi drejtues i ekipit Scanderbeg përtërin thirrjen për të rinjtë,  punetorë e studentë, qe kane deshire te luajne per ngjyrat kuqezi, te afrohen e te japin kontributin e tyre.

Sepse te luash per ngjyrat kuqezi eshte njelloj sikur të sjellësh nje cope toke nga vendi ame, te veshesh fanellen kuqezi eshte krenari kombetare.

Bujar Tabaku 

Kuqezinjtë e Scanderbegut fitojnë kampionatin e ngjiten në Kategorinë e Parë

15-vjeçari vret veten sepse një shoqe i heq miqësinë në Facebook