in

Kush janë shqiptarët e Italisë? Lejeqëndrimi si hartë e busull

Më 1 janar 2011 rezultojnё 435.687 shqiptarё me lejeqëndrim. Pjesa mё e madhe e shqiptarёve 263.322 vetë (60,4%) e ka lejeqёndrimin pёr arsye familjare dhe 32% pёr arsye punësimi. Por shqiptarët kanë leje qëndrimi edhe për arsye të tjera: pёr studim (4.138), pёr arsye fetare (116), pёr rezidencё elektive (291), sepse kanё kёrkuar strehim politik (287), pёr arsye humanitare (181), pёr kura mjekёsore (320), pёr arsye tё drejtёsisё (18) dhe si tё mitur të pashoqёruar (713)

Nga Rando DEVOLE

Lejeqёndrimi mund tё jetё shumё gjёra njёkohёsisht: pёr policin kufitar pёrbёn mjet kontrolli, pёr emigrantin çelёs drejt jetёs sё ёndёrruar, pёr bashkinё dokument identifikimi, pёr komshiun copё letre pa vlerё… Po pёr studiuesin? Njё minierё ari. Lejeqёndrimi pёrmban aq shumё informacione sa bёhet hartё e busull pёr t’u orientuar nё realitetin e emigrantёve.

Njё udhёtim nё bashkёsinё e shqiptarёve nё Itali, nёpёrmjet lejeqёndrimit tё tyre, mund tё kishte sa vlera njohёse aq edhe metodologjike. Para sё gjithash duhet dhёnё numri i pёrgjithshёm: nё datёn 1.1.2011 rezultojnё 435.687 shqiptarё me lejeqëndrim (burimi Ministria e Brendshme italiane, përpunimi i tё dhënave Dossier Statistico Immigrazione, Caritas/Migrantes). Ky numёr pёrfshin tё gjithё titullarёt e lejeqёndrimeve, pёrfshirё tё miturit e regjistruar nё lejeqёndrimin e prindёrve.

Lipset njё premisё medotologjike e rёndёsishme: baza e tё dhёnave tё lejeqёndrimeve nuk përfshin ata persona qё janё nё pritje tё ripёrtёritjes, ngaqë mënjanohen automatikisht si lejeqëndrime tё skaduara. Pra numri i lejeqëndrimeve qё po shqyrtojmë ёshtё me siguri mё i vogël se sa i vёrteti. Entiteti i diferencës mund tё vlerësohet duke pasur parasysh numrin e rezidentёve, ose duke monitoruar lejeqёndrimet nё mёnyrё periodike. Nga ana tjetёr ёshtё e domosdoshme tё saktёsohet numri  i lejeqёndrimeve tё skaduara e tё paripёrtёritshme; bёhet fjalё pёr njё problem tё madh social, meqë personat pa ripёrtёritjen e lejeqёndrimit kthehen nё situatё tё parregullt ligjore, duke shkuar drejt njё sёrё ndërlikimesh pёr jetёn. Megjithatё, kuptimi i tё dhënave nuk komprometohet aspak, veçanërisht lidhur me nyjëtimet e tyre, meqenëse diferenca me numrin e rezidentёve nuk ёshtё e madhe.

Duke pasur parasysh se lejeqёndrimet nё Itali arrijnё shifrёn 3.110.134, atёherё del se shqiptarёt pёrbёjnё 14% tё totalit. Nga kёndvёshtrimi i lejeqёndrimeve, bashkёsia shqiptare duket e ekuilibruar nёse ndahet sipas gjinisё: 232.888 janё meshkuj e 202.799 femra (pёrkatёsisht 53,5% e 46,5%).

Lejeqёndrimet na mundёsojnё analizёn e gjendjes familjare tё emigrantёve. Nё kёtё kuptim lejeqёndrimi ёshtё mjet i besueshёm, meqёnёse lidhja farefisnore merr vlerё nё bazё tё titullaritetit tё lejeqëndrimit. Ndarja sipas tё martuarve e jo tё martuarve rezulton gati e përkryer: 50,3% e 49,7%. Megjithatё, lipset njё hulumtim i mёtejshёm. Nё kategorinё e tё pamartuarve futen: beqarёt, tё divorcuarit, tё ndarёt e ata qё janё tё ve. Tё divorcuarit shqiptarё (burra e gra sё bashku) janё 1.292, tё ndarёt 364 e tё ve 2.853. Nё nivel tё pёrgjithshёm, d.m.th. pёrqindja nё kategorinё pёrkatёse ёshtё pёr beqarёt (12,5%), tё martuarit (15,9%), tё divorcuarit (8,1%), tё ndarёt (8,2%), tё ve (16,4%).

Deri pak kohë mё parё, pёrqindja e tё martuarve ishte tregues i qartё i procesit tё “familiarizimit” tё imigrantёve shqiptarё. Mirёpo, nёse shqyrtohen tё dhёnat e tё martuarve e tё beqarёve tё kohёve tё fundit, vihet re njё prirje nё rritje tё beqarёve dhe njё ulje tё çifteve tё martuara, veçanёrisht kёto vite tё fundit. Kjo tendencё vihet re shumё lehtё duke krahasuar pёrqindjet e tё martuarve nё kohё: nё vitin 2000 pёrbёnin 55,6%, mё 2003 u rritёn deri nё 57,4%, nё vitin 2006 arritёn shifrёn 62%, ndёrsa nё fund tё 2010-s ishin 50,3%. Po tё merret parasysh rritja e vazhdueshme e numrit tё pёrgjithshёm tё shqiptarёve nё kёto vitet e fundit, atёherё reduktimi i tё martuarve dhe rritja e beqarёve bёhet edhe mё e dukshme. Megjithatё, para se tё arrijmё nё konkluzione pёrfundimtare duhen studiuar grupmoshat, sepse nё kategorinё e beqarёve bёjnё pjesё edhe tё miturit.

Emigrantёt shqiptarё janё relativisht tё rinj. 50,2 % e shqiptarёve qё jetojnё nё Itali, tё pajisur me lejeqёndrim, janё nga 0 – 29 vjeç. 29% e tyre ka moshёn 30 – 40 vjeç. Vetёm 16% i pёrket grupmoshёs 45-64 vjeçare, ndёrsa pjesa tjetёr prej 4,9% ёshtё mё shumё se 65 vjeç. Duhet nёnvizuar fakti se numri i atyre qё janё mbi 65 vjeç ka ardhur duke u rritur nёpёr vite. Nё fund tё 2006-s, ata me moshё mbi 60 vjeç pёrbёnin 2,6%. Sipas gjasёs rritja e numrit tё tё moshuarve i detyrohet bashkimeve familjare. Fakti ёshtё se pёrqindja e moshёs mbi 65 vjeç ёshtё rritur deri nёshifrёn 29,1% tё totalit tё emigrantёve tё kёsaj kategorie. Kjo do tё thotё se shqiptarёt pёrbёjnё njё fetё tё madhe tё popullsisё sё huaj me kёtё grupmoshё. Tё miturit gjithashtu janё tё shumtё. Shqiptarёt deri nё moshёn 18 vjeç janё 689.194, nga tё cilёt 621.738 nuk i kanё kapur 15 vjeçёt. Grupmoshat e porsa cituara duhen marrё patjetёr parasysh kur flitet pёr beqarёt, numri i tёcilёve kushtёzohet nga tё miturit, qё nga ana e tyre pёrcaktohen kryesisht nga numri i çifteve tё martuara.

shqiptarёt pёrbёjnё njё bashkёsi historike e tё integruar nё indin socioekonomik italian e dёshmojnё edhe tё dhёnat pёr llojet e lejeqёndrimeve. Emigracioni shqiptar ka mbushur tashmё 20 vjet, e kjo presupozon, edhe pse nuk ёshtё e thёnё, njё numёr tё madh lejeqёndrimesh afatgjata (ish-karta e qëndrimit). Nё fakt, titullarёt shqiptarё me kёtё lloj lejeqёndrimi janё 202.980, praktikisht 46,6% e tёgjitha lejeqёndrimeve. Kjo do tё thotё se tё gjithё kёta qytetarё kanё tё paktёn 5-6 vjet rezidencё nё Itali, pra i pёrkasin njё rrugёtimi tё gjatё emigrimi. Nga tё gjithё emigrantёt me shtetёsi tё ndryshme qё kanё kёtё lloj dokumenti shqiptarёt pёrbёjnё16,7%. Qytetarёt shqiptarё me lejeqёndrime tё thjeshta janё129.755 (ose 29,8% e totalit) dhe 99.143 janё tё mitur tё regjistruar nё lejeqёndrimin e prindёrve. Interesante kategoria e atyre qё kanё lejeqёndrim afatgjatё si familjar i qytetarёve UE (janё saktёsisht 3.809). Bёhet fjalё pёr ata qё kanё bёrё bashkim familjar me qytetarё shqiptarё qё kanё marrё shtetёsinё italiane, pёr efekt martese ose natyralizimi. Sipas gjasёs ky numёr ёshtё i destinuar tё rritet.

Si paraqitet shpёrndarja territoriale e shqiptarёve me lejeqёndrim? Nё vend tё parё gjendet Lombardia me 89.091 lejeqёndrime. Vijojnё Toskana (64.215), Emilia Romanja (55.447) e Piemonte (41.153). Veneto e Lacio janё pёrkatёsisht nё kuotat 38.777 e 19.673 lejeqёndrime. Nё vend tё fundit ёshtё Sardenja, ku vetёm 482 shqiptarё janё titullarё lejeqёndrimesh. Sidoqoftё, nuk ka kuesturё nё Itali qё tё mos ketё lёshuar tё paktёn disa dhjetёra lejeqёndrimesh nё favor tё qytetarёve shqiptarё. Deri edhe nё Oristano (Sardenja) janё autorizuar 28 lejeqёndrime pёr shqiptarё. Kieti zё vendin e parё si pёrqindje tё shqiptarёve me lejeqёndrime kundrejt shtetёsive tё tjera (47,2% tё totalit tё emigrantёve). Nё nivel rajonal ёshtё Pulja nё vend tё parё me 33,8% shqiptarё tё numrit tё pёrgjithshёm tё bashkёsive tё ndryshme tё tё huajve.

Njё nga zёrat mё tё rёndёsishёm tё lejeqёndrimit ёshtё motivi ose arsyeja e qёndrimit. Pjesa mё e madhe e shqiptarёve (60,4%) e ka lejeqёndrimin pёr arsye familjare. Nё 263.322 lejeqёndrimet pёr arsye familjare pёrfshihen edhe fёmijёt e titullarёve tё lejeqёndrimeve. Numri i jashtёzakonshёm tregon se kjo arsye ka qenё njё nga mё tё rёndёsishmet qё ka mundёsuar qёndrimin e shqiptarёve nё territorin italian. Ndёrrimi i tendencёs nё favor tё lejeqёndrimeve pёr arsye familjare ёshtё vёnё re qё nё fund tё 2006-s, kur 52% e shqiptarёve qёndronin pёr arsye pune e 42,5% pёr arsye familjare. Kёto arsye tё fundit, nё vitin 2000 pёrbёnin vetёm 30% tё titullarёve. Pra arsyet familjare kanё pasur njё trend gjithnjё e nё rritje.

Arsyeja tjetёr, e renditur sipas rёndёsisё, ёshtё puna e varur (tё punёsuar). 32% e shqiptarёve ka lejeqёndrim pёr arsye punёsimi, çka do tё thotё se kanё lidhur me punёdhёnёsit kontrata tё ndryshme pune. Arsyeja e tretё pёrbёhet nga vetёpunёsimi (puna e pavarur). Janё 22.727 shqiptarёt qё teorikisht janё titullarё ndёrmarrjesh pra me lejeqёndrime pёr vetёpunёsim. Puna stinore nuk zё ndonjё vend tё rёndёsishёm. Nё fakt, nё datёn 1.1.2011 shqiptarёt me lejeqёndrim pёr punё stinore ishin vetёm 1.286. Edhe mё pak ishin ata nё pritje pёr t’u punёsuar (62). Pra familja dhe puna janё arsyet kryesore tё qёndrimit tё shqiptarёve nё Itali.

Ka edhe arsye tё tjera qё lejojnё qёndrimin e rregullt nё Itali. Para sё gjithash duhen pёrmendur tё miturit e pashoqёruar (713), titullarёt e lejeqёndrimeve pёr studim (4.138), ata qё qёndrojnё pёr arsye fetare (116), pёr rezidencё elektive (291), sepse kanё kёrkuar strehim politik (287), pёr arsye humanitare (181), pёr kura mjekёsore (320), pёr arsye tё drejtёsisё (18). Siç shihet, nё realitet bёhet fjalё pёr arsye dytёsore nga pikёmja sasiore qё nё pёrgjithёsi nuk shkojnё mё tej se 1%.

Siç u vu re qartёsisht, lejeqёndrimi u pёrdor si busull pёr njё udhёtim tё shkurtёr brenda arqipelagut shqiptar qё jeton e punon nё Itali. Por ata qё e kanё prekur me dorё lejeqёndrimin prej letre, do ta kenё parё se nё krye e nё filigranё pёrban stemёn e Republikёs italiane. Pёrtej vlerës burokratike, stema i pёrshtatet mё sё miri edhe metaforёs sonё tё njohjes, sepse udhёtimi nё tё vёrtetё nuk bёhet jashtё, por brenda shoqёrisё italiane.

Rando Devole

Lexo edhe:

Ekstradohen nga Shqipëria në Itali tre persona të kërkuar për trafik droge

Marrëveshja e integrimit. Teksti dhe broshura shpjeguese në gjuhën shqipe