in

Kushtetuesja pezullon Vetingun e kërkon ndihmën e “Komisionit të Venecias”


Reagojnë kostitucionalistët: “A është Gjykata Kushtetuese në konflikt interesi?”

Sipas konstitucionalistëve, ajo që vuan më shumë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese është pikërisht Reforma në Drejtësi, për shkak se sipas Kushtetutës, kjo gjykatë nuk ka asnjë afat shqyrtimi të kërkesës finale, duke bërë që reforma të shtyhet në kohë, minimalisht pas zgjedhjeve të vitit 2017.

“Është problemi i konflikti të interesit që ka kjo Gjykatë Kushtetuese, pasi do t’i nënshtrohet edhe vetë procesit të vetingut. Pra ajo po gjykon një ligj, që do ta gjykojë edhe atë, do ta kontrollojë edhe Gjykatën Kushtetuese”, shprehet Çlirim Gjata, ish-kryetar i KQZ-së për “TCH”.

“Unë e shikoj si një zgjidhje në kushtet e mungesës së një rrugëdaljeje që kishte Gjykata Kushtetetuse, e cila nëse do të shprehej për antikushtetutshmërinë, ajo që kishte kërkuar opozita, do të akuzohej për konflikte interesi”, thotë opinionisti Arjan Vasjari.

“Ajo ku do të mbështetet ‘Venecia’, thelbi i saj është fakti nëse ky ligj i tejkalon ato që ka vendosur Kushtetuta e re, apo nuk i tejkalon? Cenohet sadopak parimi i pavarësisë së gjyqësorit nga ky ligj? Po qe se ata arrijnë në mendimin që cenohet sadopak, këtu nuk të fal Europa, këtu s’të fal Venecia. Kështu që, nëse ‘Venecia’ i jep një minus sado të vogël këtij ligji, atëherë Gjykata Kushtetuese do ta rrisë masën e minusit. Kjo do të bëjë që gjithçka të kthehet nga e para. Atëherë e gjithë ajo Kushtetutë, 140 votat dhe për më keq të gjitha ato duartrokitje do të presin, ndoshta edhe pas zgjedhjeve”, shton më tej Gjata.

“Jemi absolutisht në kohë për të parë, absolutisht përpara zgjedhjeve dhe nuk ka lidhje fare me zgjedhjet, të shohim të implemetuar konkretisht aplikimin e Reformës në Drejtësi dhe të vetingut, i cili në fakt ngelet ‘thembra e Akilit’, në fakt është vetë reforma. Jam i bindur që nuk ka lidhje fare me zgjedhjet. Por besoj që ky është një impas totalisht kalimtar, që nën gjykimin tim nuk do të prekë aspak në terma kohorë e jo substancialë, aplikimin e Reformës në Drejtësi dhe vetingun, besoj në harkun kohor të 60-90 ditëve”, thotë gjithashtu Vasjari.

 

Të dielën kthehet ora diellore, akrepat një orë mbrapa

Kur frika fiton mbi Amerikën dhe Evropën