in

Kuvendi ngre komision hetimor për shkarkimin e Kreshnik Spahiut

Miratohet në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës ngritja e Komisionit hetimor që i hap rrugë, nisjes së procedurës së shkarkimit nga detyra të zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiut.

Tiranë, 26 janar 2012 – Kuvendi miratoi sot ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin nga detyra të nënkryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu, me 73 vota pro, 57 kundër.

Sipas kryparlamentares Jozefina Topalli, komisioni do të hetojë faktet dhe të dhënat që diskreditojnë” rëndë figurën e nënkryetarit të KLD-së”. Komisioni do të përbëhet nga 9 anëtarë, 5 prej së cilës do të jenë nga radhët e mazhorancës, kryetar do të jetë Enkelejd Alibeaj.

Ka qenë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ai që i propozoi seancës së sotme plenare të Kuvendit të miratojë kërkesën për nisjen e procedurave për shkarkimin e zv/kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, kërkesë e cila është miratuar më parë nga Komisioni i Ligjeve.

Deputeti demokrat, njëherësh relator i çështjes, Viktor Gumi, paraqiti relacionin, ku sqaroi dhe arsyet se pse duhet të nisë kjo procedurë. “Komisioni i Ligjeve i ka propozuar seancës plenare që t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së grupit të nismëtarëve dhe të miratojë për këtë qëllim projektvendimin për ngritjen e Komisionit Hetimor dhe caktimin e objektit, përbërjes dhe afatit të komisionit  për shqyrtimin e kërkesës për nisjen e procedurës për shkarkimin nga detyra të Kreshnik Spahiut, zv.kryetar i KLD”, tha Gumi.

Deputeti Gumi sqaroi më tej se pas paraqitjes së kërkesës së deputetëve demokratë, Spahiu është lajmëruar për mundësinë që kishte për të qenë i pranishëm në seancën e Komisionit të Ligjeve, ku do të shqyrtohej kërkesa, si dhe për të paraqitur vlerësimin e tij për respekt të anës formale juridike.

Spahiu u paraqit në mbledhjen e Komisionit, ku iu bë e ditur roli i tij, por për shkak të akteve dhe sjelljeve tendencioze, fyese dhe të papranueshme për Komisionin e Ligjeve dhe Kuvendit, mungesën e theksuar të respektit institucional dhe etikës në komunikim, vijimësinë e sjelljeve të padenja, ndonëse ato kryheshin pas paralajmërimeve, Spahiu u dëbua nga salla”, tha Gumi.

Deputetët e Partisë Socialiste të opozitës kundërshtuan kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për nisjen e procedurave të shkarkimit të zëvendëskryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, përmes ngritjes së një komisioni hetimor.

Deputeti Fatmir Xhafaj, në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u shpreh që në fillim se opozita “nuk do të votojë ngritjen e këtij komisioni, jo se ajo është në mbështetje të Kreshnik Spahiut, pasi nuk e vlerëson pozitivisht punën e tij në krye të KLD-së, por është kundër ngritjes së tij, pasi i mungon morali politik”.  Sipas tij, “ligji për KLD-në përcakton se mbarimi i mandatit për anëtarin para afatit përcaktohet nga KLD. Dhe në rastin e shkarkimit të Spahiut, kompetencën e ka vetëm KLD dhe jo Kuvendi”.

Prezervativë të falsifikuar nga Kina drejt Shqipërisë. Sekuestrohen në portin kalabrez

Sajon sekuestrimin e grabitjen nga një bandë shqiptarësh, denoncohet