in

L’Espresso: Në Shqipëri kultivohet 900 tonë marihuanë në vit

Në një reportazh ekskluziv të gazetarit Giovanni Tizian mbi mafien e marihuanës në Itali, në numrin e saj të fundit, e përjavshmja L’Espresso sjell një “udhëtim” në plantacionet e fshehta të marihuanës të kultivuar nga klanet mafioze në Campania e Calabria që kanë kthyer ato toka në një “Kolumbi të Italisë”. Por, veç hashashit që kultivohet në Itali, me qindra tonë importohen nga jashtë, kryesisht nga Shqipëria e Maroku.

Një kapitull i shkrimit përshkruan sesi kryhet transporti i drogës nga Shqipëria për në Itali, kryesisht përmes Kanalit të Otrantos.

Revista përcjell fjalët e një koloneli të Guardia di Finanza, Maurizio Muscarà, që tregon betejën e përditshme me trafikantët. “Në tre vitet e fundit kemi sekuestruar më shumë se 11 tonë”, thotë Muscarà që duke bërë dy llogari nxjerr fitimet marramendëse të mafieve veçanërisht nga droga e prodhuar në Shqipëri: “Një kg e blerë drejtpërdrejt në plantacionet në Shqipëri kushton maksimumi 200 euro. Në Itali shitet për 10 mijë euro. Kjo do të thotë se me një ton, klanet fitojnë 10 milionë”.

Nga përllogaritjet paraprake të repartit të Guardia di Finanza të drejtuar nga koloneli, të ardhurat vjetore të këtij biznesi arrijnë në 4-5 miliardë euro. Edhe pse sipas financierëve, prodhimtaria në Shqipëri është shumë e lartë: 900 tonë çdo vit.

Nga Shqipëria në Itali përmes kanalit të Otrantos

Është natë pus në kanalin që bashkon Otranton me Borshin, 90 km nga qyteti i Vlorës, në Shqipëri. Vetëm hëna ndriçon atë pjesë të detit dhe gjurmën që lë një motor uji i lëshuar plumb drejt brigjeve të Puglies.

E drejton një djalë i ri fare, diçka më shumë se i mitur. I rekrutuar nga bandat kriminale shqiptare. Në të dyja anët e motorit të ujit mban 200 kg hashash të kultivuar në malet e qarkut të Gjirokastrës. E di që ka vetëm 50% mundësi për të përmbushur misionin për të cilin është ngarkuar, por ka bësim, shumë nga bashkëmoshatarët e tij ia kanë dalë mbanë.

Vetëm se atë natë, patrullat detare të Guardia di Finanza të Barit mbikëqyrin bregdetin me motoskafë të fuqishëm, që dikur ishin në duart e kontrabandistëve të cigareve. Është edhe një “Corbelli” i vjetër me katër motorë 500 kuajfuqi secili, që arrin një shpejtësi deri në 120 km/h.

Dhe një helikopter i financierëve fluturon mbi zonën nga e cila zakonisht vijnë skafistët e marihuanës dhe i mjafton pak për të pikasur motorin e ujit të ngarkuar me hashash. Më pas, ia komunikon koordinatat mo“Corbelli”, që nis ndjekjen. Akrobaci, evolucion, manovra shumë të shpejta. Pastaj, më në fund, djaloshi i jep fund ndjekjes së çmendur. Skena të tilla përsëriten vazhdimisht.

Efektivët e udhëhequr nga kolonel Maurizio Muscarà janë mes më të përgatiturve në Itali. Ata ndjekin trafikantët në det që nga koha e kontrabandës së cigareve.

In originale: Qui cresce l’erba dei clan

 

Shqipëria e pistë dhe ligji i mbetjeve


Punonjësit sezonalë, si funksionon autorizimi shumëvjeçar?