in

La Repubblica: Shqipëria, vend ku të kalosh pushime të bukura e jo të kushtueshme

E përditshmja La Repubblica, me gjithë situatën e sotme postzgjedhore, e fut Shqipërinë mes vendeve ku ia vlen të kalosh pushimet

Rubrika e Udhëtimeve e gazetës La Repubblica këshillon një listë vendesh ku mund të kalohen pushime të këndshme duke shpenzuar pak. Shqipëri, Portugali, Qipro dhe vendet baltike. Jashtë Evropës: Argjentina, Malajzia dhe SHBA, falë euros dhe pavarësisht shtrenjtimit të naftës. Ide për destinacionet e pushimeve më ekonomike për këtë vit.

Në listën e të përditshmes përmendet Shqipëria me një koment pozitiv: “Nëse në mendjet tuaja ky vend ende ngjall kujtimin e anijeve të ngarkuara me refugjatë dhe luftën në Ballkan, duhet të ndërroni ide. Mes brigjeve të Adriatikut dhe Jonit, malet dhe kryeqyteti Tirana, Shqipëria ka fituar  edhe vendin e parë ndër destinacionet më të mira të Lonely Planet për vitin 2011. Këshillohet vizita e rrugës që nga Korça çon për në Gjirokastër: nga kufiri grek ngjitet mbi rrafshnaja dhe më pas zbret përgjatë pyjeve me pisha poshtë në Dhërmi dhe drejt brigjeve të Adriatikut”.

Lexo artikullin italisht: Da Cipro a NY: 10 mete al risparmio del 2011

Deklaratat e sotme të Ndërkombëtarëve për situatën zgjedhore në Shqipëri

Pushimi nga puna i punonjësit të varur