in

Lazarati sipas Google maps? Me Shkollën e kultivimit të Hashashit, natyrisht

Fshati shqiptar i njohur në rang ndërkombëtar për kultivimin e drogës, edhe sipas motorit të kërkimeve Google ofron pika interesante për turistët si “Shesim Barin më të mirë”, por edhe për kulturën e arsimin në Shqipëri si  “Shkolla e kultivimit të Hashashit”

Një nga shërbimet më të përdorura, ndër të shumtat që ofron motori i kërkimeve Goolge, është padyshim Google Maps, e thënë shqip, hartat. Prej disa vitesh në to gjen edhe Shqipërinë, gjë që u vjen në ndihmë veçanërisht turistëve të huaj, pasi falë këtyre hartave jo vetëm gjejnë rrugët e distancat mes qyteteve por u jepen edhe pikat më interesante për të vizituar.

Çdokush e kupton që harta Google në të djathtë është ajo e qendrës së Tiranës. Si për çdo vend tjetër të botës, veç emrave të rrugëve e shesheve jep edhe emrat e disa prej ndërtesave dhe vendeve më të rëndësishme nga ana ekonomike, politike, kulturore, turistike: si Pallati Kulturës, Biblioteka Kombëtare, Xhamia e Ethem Beut, Muzeu Kombëtar etj. (shtyp mbi foto për ta zmadhuar)

E deri këtu, gjithçka duket normale.

Ajo që të bën të vësh buzën në gaz është harta e Lazaratit, provoni ta kërkoni në google maps. Fshati shqiptar i njohur në rrang ndërkombëtar për kultivimin e drogës, edhe sipas motorit të kërkimeve Google ofron pika interesante vetëm në këtë aspekt: “Shesim Barin më të mirë”, “Hashash i freskët”, “Bar me kile”, apo “Hashash vendi” që të lënë përshtypjen e lokaleve e dyqaneve. Lindin natyrshëm pyetjet: ku i merr të dhënat për përpilimin e këtyre hartave Google? Kush është dëfryer duke vënë “Shkollën e kultivimit të Hashashit” në qendër të Lazaratit?

Lombardia. Consigliera leghista: “I lavoratori immigrati nelle mense portano infezioni”

Elbasani në ditën e Verës