in

Lecce. Vritet me plumb në ballë bariu 23-vjeçar Hyraj

Trupi i pajetë i Qamil Hyrajt është zbuluar të dielën pasdite. Sipas karabinierëve, shkak mund të ketë qenë ndonjë zënie mes barinjve të zonës, që ka degjeneruar më pas në vrasje

Romë, 7 prill 2014 – Bariu Qamil Hyraj, 23 vjeç, është gjetur i vrarë me pistoletë në fushat e Porto Cesareos, në Torre Lapillo të dielën pasdite.

Sipas karabinierëve që po hetojnë mbi këtë vrasje, ka marrë plumb në ballë, gjë që bën të dyshohet për një ekzekutim të mirëfilltë për larje hesapesh, ndoshta për ndonjë zënie mes barinjve të zonës, që ka degjeneruar më pas me vrasje.

Vrasja ka ndodhur përpara hyrjes së kampingut Torre Castiglione zonë ku gjenden shumë shtëpi që përdoren gjatë pushimeve verore dhe që në këtë periudhë të vitit janë të pabanuara. Hyraj ishte aty duke kullotur bagëtinë e ndërmarrjes bujqësore për të cilën punonte.

Trupi është zbuluar të dielën nga një mik i Hyrajt, Angelo Rio, që po i çonte drekën. Viktima ishte në mes të rrugës në krah të kampingut. Në vendngjarje kanë shkuar më pas karabinierët, mjeku ligjor dhe prokurori.

Hyraj pëshkruhet si njeri i qetë dhe pa probleme. Kohët e fundit kish qenë në Shqipëri të familja, dhe ish kthyer rreth dhjetë ditë më parë.

 

Shqipëri-Itali, gjysmëshekull histori e përbashkët

Vlorë. Sekuestrohen 1,6 tonë drogë, ndalohet një person