Ata që hapin partita IVA duhet të garantojnë kështu që do të paguajnë taksat dhe kontributet. Amendament në ligjin “njëmijë shtyrje”
Favorizim i sipërmarrjes së lirë, por vetëm për italianët. Sepse nëse është emigrant ai që vendos të hapë një sipërmarrje të vetën, sipas Lidhjes së Veriut duhet të rriten kontrollet dhe shtrëngimet.
Dëshmi është një amendament i dekretit të ashtuquajtur “milleproroghe”, të paraqitur nga senatorët e Lidhjes së Veriut Massimo Garavaglia, Lorenzo Bodega, Gianvittore Vaccari e Armando Valli. “Kur hap një partita IVA, një shoqëri ose një qytetar jokomunitar, për të garantuar derdhjen e taksave dhe kontributeve gjatë ushtrimit të aktivitetit, duhet të depozitojë një garanci bankare ose nëpërmjet një kompanie sigurimesh në favor të Zyrës së Tatimeve (Agenzia delle Entrate), që të jetë jo më e vogël se 20 mijë euro.
Një pengesë më shumë për sipërmarrësit jokomunitarë, por edhe për ata punonjës të shumtë të ndërtimit që janë të detyruar të hapin partita IVA sepse kush u jep punën nuk dò t’u bëjë kontratë si punonjës të varur. “Kjo garanci bankare-lexohet më tej në emendament,- do të kthehet kur sipërmarrja të mbyllet e pasi ajo të ketë shklyer të gjitha detyrimet fiskale e të ketë derdhur të gjitha kontributet”.
Po këta senatorë të Lidhjes së Veriut patën bërë një propozim të ngjashëm në qershor të vitit të kaluar gjatë diskutimit të manovrës ekonomike. Atëherë kërkuan, pa sukses, një garanci prej 3 mijë eurosh. Tani fillojnë sërish mësymjen, duke kërkuar dhe kamatën.
Elvio Pasca