in

Lejeqëndrim të paktën për një vit për të papunët. Norma miratohet përfundimisht

Parlamenti aprovon reformën e tregut të punës që përmban edhe një ‘brez shpëtimi’ për emigrantët që kanë humbur vendin e punës për shkak të krizës

Romë, 27 qershor 2012 – Pas votëbesimit të marrë më 26 e 27 qershor mbërrin më në fund miratimi përfundimtar i reformës së qeverisë mbi tregun e punës. E bashkë me të edhe ‘brezi i shpëtimit’ për të gjithë të huajt që humbasin vendin e punës për shkak të krizës e bashkë me të rrezikojnë të humbasin edhe të drejtën e qëndrimit të rregullt në Itali. Në fakt, reforma parashikon që kush ka humbur vendin e punës sepse ka dhënë dorëheqje apo e kanë pushuar, mund të regjistrohet në listat e punësimit e të marrë një leje qëndrimi për pritje punësimi për të paktën një vit (sot është gjashtë muaj) e sidoqoftë për gjithë kohëzgjatjen e amortizatorëve socialë si kompensimi për papunësinë. Pas përfundimit të kësaj periudhe, do të mund të qëndrojë rregullisht në Itali vetëm ai që do të dëshmojë se ka të ardhura të mjaftueshme për t’u mbajtur, në përllogaritjen e të cilave do të futen edhe të arhurat e familjarëve të tjerë që bashkëjetojnë me të.

Praktikisht, të papunëve të huaj u jepet më shumë kohë për të kërkuar një tjetër vend pune. Që është edhe një nga kërkesat e paraqitura prej kohësh nga sindikatat dhe shoqatat për të kufizuar disi dëmet e krizës ekonomike, që për të huajt është edhe më e rëndë: veç humbjes së vendit të punës rrezikohet edhe humbja e të drejtës së lejes së qëndrimit dhe hyrja në klandestinitet. E nisur nga i njëjti këndvështrim për tutelimin e të papunëve, qeveria vendosi që këtë vit të mos shpallte dekret fluksesh, duke bllokuar kështu ardhjet e rej të punonjësve nga jashtë Italisë.

Elvio Pasca

Ja teksti i aprovuar:

“Në nenin 22, paragrafi 11, fjali e dytë, të tekstit unik lidhur me dispozitat e disiplinimit të imigracionit dhe normave mbi statusin e të huajit, për të cilat flitet në dekretin legjislativ të 25 korrikut 1998, nr. 286, fjalët “për një periudhë jo më të shkurtër se gjashtë muaj” zëvendësohen me të mëposhtmet: “për një periudhë jo më të shkurtër se një vit apo për të gjithë periudhën e kohëzgjatjes së shërbimeve në mbështetje të të ardhurave të përfituara nga punonjësi i huaj, në rast se është më e gjatë. Me të mbaruar afati i përcaktuar në fjalinë e dytë, aplikohen kriteret e të ardhurave sipas nenit 29, paragrafi 3, germa b)”.

Come eravamo – Albania 1937

Italia – pikërisht Italia! – Kujtime të hidhura gjermane në prag të gjysmëfinales