Do të trefishohet koha e lëshimit dhe e përtëritjes, të paktën në letër. Kërkesat e flukseve do të shqyrtohen vetëm nëse ka akoma kuota në dispozicion. Mbërrin dekreti legjislativ që përmban risitë
Romë, 13 dhjetor 2013 – Shumë shpejt do të jetë më e lehtë të kuptohet nëse një leje qëndrimi lejon punësimin e mbajtësit dhe do të ndryshojë procedura e shqyrtimit të kërkesave të flukseve të hyrjes. Ndërsa koha maksimale e parashikuar nga ligji për lëshimin, përtëritjen apo konvertimin e lejes së qëndrimit do të triplikohet. Por nuk është rasti që miliona imigrantë të shqetësohen: më ngadalë se sot nuk mund t’i shqyrtojnë.
Rishkruan disa paragrafë të tekstit unik mbi imigracionin Skema e dekretit legjislativ e miratuar më 3 dhjetor nga Këshilli i Ministrave që edhe në këtë rast përvetëson një direktivë evropiane, 2011/98. Ka të bëjë me “Procedurën e njësuar të kërkesave për lëshimin e një lejeje unike që u lejon qytetarëve të vendeve të treta të qëndrojnë e të punojnë në territorin e një shteti anëtar ë BE-së”.
Në të vërtetë Italia është thuajse në linjë me ato çka kërkon direktiva evropiane. Procedura që sjell në Itali të huajt me flukset mbyllet me lëshimin e një dokumenti që lejon qoftë qëndrimin qoftë punën. Madje, edhe parashikimi tjetër i direktivës, barazia e trajtimit dhe e të drejtave të punonjësve të rregullt me punonjësit italianë, ekziston.
Skema e dekretit legjislativ, për të cilin Parlamenti duhet të shprehë vlerësimin e tij, fut gjithsesi disa risi të rëndësishme.
Para së gjithash, parashikon që mbi lejet e qëndrimit që autorizojnë edhe mundësinë e punësimit të mbajtësit të shkruhet “Perm.Unico lavoro” kjo do t’u lejojë punëdhënësve të kuptojnë menjëherë nëse mund të punësojnë një imigrant që ka ardhur në Itali për motive të tjera (si për bashkim familjar, për shembull), por që gjithsesi, sipas ligjit, mund të kërkojë punë.
Me përvetësimin e direktivës futen edhe disa norma të tjera që mund të bëjnë bujë. Modikohet neni i Tekstit Unik sipas të cilit “leja e qëndrimit lëshohet, ripërtërihet apo konvertohet brenda 20 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës” dhe kjo kohë ngrihet në 60 ditë. Bëhet 60 ditë, kundrejt 40 që karashikohen nga ligji sot, edhe koha brenda të cilës Sporteli Unik i Imigracionit duhet të shqyrtojë kërkesën për flukset e të lëshojë autorizimin për hyrjen e punonjësit në Itali. Por sidoqoftë vështirë që këto dy norma të përkeqësojnë situatën. Të ngrejë dorën ai që ka marrë lejen e qëndrimit brenda 20 ditëve. Apo punëdhënësi që ka marrë brenda 40 ditëve autorizimin për sjelljen në Itali të punonjësit. Praktikisht flasim për procedura që. Pavarësisht nga ç’thotë ligji, që nuk zgjasin me ditë por me muaj në mos vite.
Së fundi, dekreti thotë që kërkesat për punësimin nga jashtë “shqyrtohen deri në arritjen e kufirit maksimal të kuotave” të vendosura nga dekreti i flukseve. Kërkesat që mbi këtë kufi mund të shqyrtohen vetëm “nëse ndonjë kuotë do të jetë përsëri në dispozicion”.
E mira e normës së fundit është që do të lehtësojë punën e sporteleve unike për Imigracionin. Me të mbaruar kuotat e vëna në dispozicion, do të mund të lënë mënjanë të tjerat pa qenë të detyruar të lëshojnë dhe të motivojnë mijëra mospranime kërkesash.
Elvio Pasca
(Ndiqni ShqiptariiItalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)