in

Lejeqëndrimi. Për përtëritjen mjafton komunikimi i punësimit

Ministria e Brendshme Kuesturave: “Kërkesave të lejeqëndrimeve nuk u bashkangjitet më modeli Q. Verifikoni vetëm që të jetë UNILAV”

Romë, 17 janar 2012 – Nga mesi i nëntorit të vitit të shkuar e ashtuquajtura ‘kontrata e qëndrimit’ ka dalë në pension.

Kush punëson një të huaj, sedhe i bashkëpunëtor familjar, nuk duhet t’ia nisë më me rekomandè modelin Q Sportelit Unik për Imigracionin. Të gjitha informacionet që ishin të pranishme në atë model janë inglobuar nga modeli Unilav, i përdorur për komunikimin e detyruar të punësimit.

Një lehtësim i vogël, që prek edhe përtëritjet e lejeve të qëndrimit. Ministria e Brendshme ka urdhëruar Kuesturat që të mos kërkojnë më kontratën e qëndrimit mes dokumenteve që bashkëngjiten kërkesave për përtëritje të lejes së qëndrimit të punonjësve të huaj.

Sipas udhëzimeve të nënshkruara nga Rudolfo Ronconi, drejtor i përgjithshëm për imigracionin, zyrat e të huajve “nuk duhet të verifikojnë praninë, mes dokumenteve të bashkëngjitura kërkesave, e modelit Q dhe të kuponit të mbërritjes së rekomandesë së nisur Sportelit Unik të Imigracionit”. Duhet të verifikojnë vetëm “kopjen e modelit të ri UNILAV”.

 

Më pak radhë e më shumë vetëcertifikime. Edhe për imigrantët

Nga Shqipëria në Puglia. Vetëm vitin e shkuar 20 tonelata marijuanë