in

Lejet e qëndrimit: model i ri anti-falsifikim për ato në letër

Në fuqi nga 15 tetori, lejet e reja të qëndrimit në letër janë të shtypura në mënyrë që të mos mund të falsifikohen. Dokumentet e vjetra do të mbeten sidoqoftë të vlefshme deri në datën e skadencës

Romë, 17 tetor 2013 – Lejet e qëndrimit që lëshohen në letër ndërrojnë fytyrë. Lajmi u intereson vetëm një pjese të vogël të imigrantëve në Itali, sepse pjesa dërrmuese e të huajve kanë në xhep lejen e qëndrimit elektronike, të ngjashme me një kartë krediti. Por në disa raste, kuesturat lëshojnë akoma atë në letër, si për shembull kur është fjala për mbrojtje humanitare, për kura mjekësore, për kërkesë mbrojtjeje ndërkombëtare, apo kur leja e qëndrimit elektronike është në fazën e përtëritjes e titullari k urgjencë të motivuar të fusë në xhep një dokument të vlefshëm.

Siç shpjegon një qarkore e ministrisë së Brendshme, lejeqëndrimet në letër që janë në qarkullim do të jenë të vlefshme deri në skadencën e tyre. Nga 15 tetori, ama, lëshohen leje qëndrimi me një model të ri.

Kanë përmasën e një flete formati A4, me dy pjesë identike, njëra që i mbetet kuesturës e tjetra i dorëzohet titullarit. Shtypen nga Poligrafiku i Shtetit  mbi letër me filigranë dhe me disa fibra fluoreshente. Përveç të dhënave e fotos së titullarit përmban edhe një hologramë me sfond sigurie në fluoreshencë e me ngjyrat e ylberit.

Lejeqëndrimet e reja në letër u përgjigjen standardeve evropiane e duhet të jenë shumë më të vështira për t’u falsifikuar se të vjetrat.

Qarkorja e ministrisë së Brendshme

Modeli i ri i lejeve të qëndrimit në letër:

Nasce Gruppo Parlamentare d’Amicizia tra Italia e Albania

Francë. Protesta për vajzën kosovare të dëbuar ndërsa udhëtonte me klasën