in

Lorik Cana, një tjetër shqiponjë në stadimin Olimpik

Lajmi është tashmë zyrtar: Lorik Cana ka nënshkruar me Lazion një kontratë 5-vjeçare

Romë, 6 korrik 2011 – Daje Lorike! Që e përkthyer në shqipe të rrjedhshme duhet të jetë: Jepi Lorik! Është kjo fraza që haset më shpesh mes tifozëve të Lazios të cilët mezi po presin zbritjen në fushën e gjelbër të kapitenit të kombëtares shqiptare Lorik Cana, i cili nënshkroi një kontratë pesë-vjeçare më skuadrën e kryeqytetit.  Tanimë detajet e kësaj kontrate janë të njohura: futbollisti shqiptar ka nënshkruar 1,7 milionë euro për sezon, gjithsej rreth 800 mije euro me pak se sa merrte tek Galatasaraj, diferencë kjo që nuk e ka penguar të realizojë dëshirën e tij për të luajtur në serinë A italiane.

Nuk do jetë e vështirë për “luftëtarin” që në krah ka tatuazhin e një shqiponje, që t’i fitoje zemrat tifozëve të Lazios. Koincidenca e simbolit të klubit (një shqiponjë) me prejardhjen e Canës, duket sikur është një element më shumë që e afron atë menjëherë më sportdashësit. Menjëherë filluan të qarkullojnë frazat “Dy shqiponja në qiellin e Romës”, “Një tjetër shqiponjë në fushën e stadiumit Olimpik” dhe natyrisht ai shihet si kundërshtari ideal kundër kapitenit të Romës, Francesco Totti.

Lorik Cana ka lindur në Prishtinë dhe që i vogël është larguar me familjen drejt Zvicerës. Që në moshën 16-vjeçare ka filluar të luajë me Paris Saint-Germain e më pas kalon në Paris Saint-Germain (69 ndeshje e 2 gola). Në vitin 2005 largohet drejt klubit jugor Francez Olympique de Marseille ku kthehet në një ikonë të vërtetë të skuadrës, përpara se të kalojë në klubin turk Galatasaray.

Lorik Cana, përveç se aftësisë dhe talentit të tij sportiv, është shumë i dashur edhe për disa arsye të tjera, që sportdashësit italianë do t’i zbulojnë më vonë. Në çdo skuadër që ka luajtur duket se i ka fituar zemrën tifozëve dhe prej kohësh është ambasador i UNICEF-it. Është konsideruar lojtari më seksi në Francë mes lojtarëve të Ligës 1dhe është shumë i lidhur më prejardhjen e tij. Në ndeshjen Shqipëri Biellorusi, me një mikrofon në fushë ai bëri thirrje: “Thojini të gjithëve nuk ndërrohet Kombësia… Nuk shitet Shqiptaria…”. Episodi i disatë që e ktheu në një personalitet shumë të dashur për shqiptarët kudo në botë, qofshin sportdashës apo jo.

Irida Cami

 

Kledi rrëfehet në Pomeriggio Cinque

Universitetet italiane{br}Mbyllen pararegjistrimet. Në fund të gushtit vizat e hyrjes