in

LSI pranon ftesën e PS-së për koalicion parazgjedhor e tërhiqet nga qeveria

 

Ilir Meta thotë se LSI ndërron me 180° kursin e saj duke pranuar ftesën e Kryesisë së PS për koalicion parazgjedhor për shkak të “domosdoshmërisë së një ekuilibri të ri politik si dhe të një ekuilibri të ri pushtetesh që do të forconin stabilitetin e qëndrueshëm dhe afatgjatë në jetën e vendit”. Nga ana tjetër, mbetet në fuqi aleanca me PD-në në qeverisjen vendore

Tiranë, 3 prill 2013 – Lëvizja Socialiste për Integrim tërhiqet nga qeveria. Ashtu siç parashikohej, Kryesia e LSI-së e mbledhur sot rreth orës 17:00 ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së zyrtarizuar dje nga kreu i PS-se, Edi Rama për t’u bashkuar në një koalicion parazgjedhor.

“Në emër të Kryesisë së LSI-së dua të vlerësoj PD-në dhe Kryetarin e saj, Berishën, për bashkëpunimin gjatë katër viteve në koalicionin qeverisës, i cili garantoi jo vetëm stabilitet por edhe disa reforma të rëndësishmë në funksion  të integrimit dhe zhvillimit të vendit” është shprehur Meta pas mbledhjes së Kryesisë. Por ka shtuar se “LSI duke vlerësuar domosdoshmërinë e një ekuilibri të ri politik si dhe të një ekuilibri të ri pushtetesh që do të forconin stabilitetin e qëndrueshëm dhe afatgjatë në jetën e vendit ka vendosur të pranojë ftesën e Kryesisë së PS për koalicion parazgjedhor”.

Meta ka sqaruar se duke filluar nga ky çast LSI do të tërhiqet nga të gjitha funksionet qeverisëse politike. Si një forcë opozitare, do të nisë puna për konkretizimin e një marrëveshjeje parimore me Partinë Socialiste për fitoren e 23 qershorit.  Duke u ndalur tek 3 ligjet e kërkuara nga BE, Meta tha se LSI vazhdon të ketë prioritet  miratimin e tyre, dhe synon ta arrijë këtë brenda kësaj legjislatura parlamentare.

Lidhur me tërheqjen e LSI-së në nivelin e qeverisjes vendore, kreu i LSI-së u shpreh: “Ne nuk synojmë të politizojmë qeverisjen vendore, e cila është e ndryshme në qytete dhe rajone të ndryshme. Kjo do të jetë një kompetencë e të zgjedhurve të LSI-së në qarqe. Ne nuk synojmë ashpërsimin e luftës politike.”

“Ne jemi për ndryshimin e qeverisë dhe qeverisjes përmes votës së qytetarëve shqiptarë. Me të kaluarën u takon të merren të gjithëve, unë jam politikan dhe punoj për zgjidhje politike. Vendi ka nevojë për një ekuilibër të ri politik” e ka mbyllur Meta.

 

Kreditë. 12% kërkohen nga emigrantët. Rumunë, shqiptarë e marokenë në krye

Milano. 8 mila nuovi posti di lavoro, anche per gli italiani, nelle imprese degli immigrati