in

Lufton për jetë a vdekje 24-vjeçarja e rrahur egërsisht dhe e hedhur në plehra

Forcat e rendit kanë arrestuar 28-vjeçarin Emerson D’Esposito për dhunën e egër ndaj Xhuli Toskës, ndërsa ajo gjendet e shtruar në repartin e rianimacionit të spitalit Loreto Mare të Napolit ku mbahet në koma farmakologjike

Romë, 17 qershor 2013 – Është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore Xhuli Toska, 24 vjeçe nga rrethi i Beratit, rezidente në Napoli, që të enjten e shkuar u rrah mizorisht, para të bijës 4-vjeçare, dhe u hodh në plehra nga 28-vjeçari Emerson D’Esposito, tashmë i arrestuar.

Ky i fundit e ka qëlluar me shpulla e shkelma sa i ka shkaktuar dëmtime të rënda në mushkëri dhe në shpëretkë, lëndime të brendshme nga më të ndryshmet, plagë e trauma të shumta në kokë dhe në trup.

24 vjeçarja mbahet në spitalin Loreto Mare të Napolit në gjendje kome farmakologjike, mjekët e mbajnë nën kontroll të vazhdueshëm dhe e konsiderojnë gjendjen e saj “të qëndrueshme por shumë të rëndë”.

Në shenjë solidariteti me të renë shqiptare, gra e burra janë mbledhur të shtunën përpara spitalit për të protestuar kundër dhunës ndaj grave. “I pari shanc i barabartë për një grua është të mos i merret jeta”, “Burrat e dhunshëm nuk duhen kuptuar, por duhen dënuar” lexohej në parullat që mbanin në duar manifestuesit.

Rindërtimi i ngjarjes

Policia e Napolit që po heton mbi ngjarjen, ka arrestuar Emerson D’Esposito as 24 orë pas agresionit. Akuzohet për tentativë vrasjeje dhe mbajtje armësh pa leje.

I marrë në pyetje ai ka pranuar menjëherë agresionin, madje edhe që e ka rrahur për vdekje ndërsa në shtëpi ishin edhe dy fëmijë të vegjël, vajza 4-vjeçare e Toskës dhe një djalë 3 vjeç e një të reje tjetër shqiptare që jetonte me viktimën e që është e fejuara e D’Espositos.

D’Esposito ka rrëfyer gjithashtu se kujtonte se Toska kish vdekur nga e rrahura ndaj edhe e kish futur në një thes plastik plehrash dhe e ka lënë në shkallët e pallatit, për ta hedhur më pas në kazanin e plehrave

Policia bën të ditur se kanë qenë fqinjët ata që kanë ndier rënkimet dhe kanë parë qesen e plehrave të lëvizë dhe menjëherë kanë dhënë alarmin. Ndërsa D’Esposito është larguar duke marrë më vete edhe të dashurën e tij dhe dy fëmijët e vegjël.

I pyetur mbi shkakun e agresionit, D’Esposito ka treguar se ka qenë një grindje e lindur mes tij dhe Toskës sepse kjo e fundit nuk pranonte që ky të nxirrte nga xhiroja e prostitucionit të dashurën e tij.

Policia vazhdon hetimet për të verifikuar nëse ka gisht në agresion edhe kjo e dashura e tij, ndërkohë dy fëmijët e vegjël, me vendim të gjykatës për të miturit janë çuar në një shtëpi familje.

Oketa thirrje emigrantëve: “Vetëm duke votuar mund të ndihmojmë vendin”

“Unë votoj”. Shoqatat shqiptare kërkojnë të drejtën e votës