Detyronin imigrantët të blinin skeda telefonike të Poste Mobile për t’u përcjellë praktikat për lëshimin dhe përtëritjen e lejeqëndrimit
Romë, 5 dhjetor 2011 – Gjykatësi për hetimet paraprake i Napolit ka lëshuar nëntë urdhër arreste për po aq punonjës të postave italiane të Napolit të akuzuar për mitmarrje.
Praktikisht, punonjësit e postës kanë detyruar qytetarë jokomunitarë të blinin skeda telefonike të Poste Mobile nëse dëshironin të postonin dokumentacionet e tyre të praktikave për lëshimin e lejeve të qëndrimit.
Hetimet e ndjekura nga policia postale nisën me sinjalizimin e vetë viktimave të abuzimit, të cilave u thuhej që blerja e skedave telefonike ishte kusht i domosdoshëm për çuarjen përpara të praktikave të lejes së qëndrimit.