Konsullata e përgjithshme e Milanos dhe zyra konsullore pranë Ambasadës në Romë përditësojnë listën e pasaportave të gatshme për t’u tërhequr
Romë, 21 korrik 2011 – Zyra konsullore e Ambasadës shqiptare në Romë ka përditësuar listën e pasaporta të gatshme, me mbi 350 të reja, e ka nisur shpërndarjen e tyre.
Këtu mund të shihni edhe listën e pasaportave të patërhequra ende nga të interesuarit, listë që do të gjeni gjithnjë të përditësuar në faqet internet të Ambasadës por edhe te shqiptariiitalise.com.
Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për pasaportë biometrike dhe letërnjoftim elektronik, pranë Ambasadës së Shqipërisë në Romë, mund të paraqiten për t’i tërhequr ato në oraret 13:00 – 15:00 nga e hëna deri të premten.
Për tërheqjen duhet të paraqiten me një dokument identiteti me foto dhe me faturën e aplikimit.
Tërheqja e leternjoftimit bëhet vetëm në praninë e personit që ka aplikuar, ndërsa për fëmijët pasaporta mund të tërhiqet edhe nga prindi, pa praninë e fëmijës duke pasur me vete një dokument që vërteton lidhjen familjare me fëmijën.
Para se të shkohet në Ambasadë është mirë të pyetet në numrin e celularit të vënë në dispozicion për informacione (0039)342.364.0798 apo të konsultohen faqet internet ku botohet lista e pasaportave të gatshme.
Ndërsa Konsullata e përgjithshme e Shqipërisë në Milano, lajmëron në faqen e saj të internetit se të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar për dokumentet pranë kësaj konsullate nga 28 prilli deri më 1 korrik, mund të paraqiten pranë saj për t’i tërhequr. Natyrisht, nëse nuk e kanë bërë deri më sot.
Sipas lajmërimit on-line të Konsullatës, tërheqja bëhet nga ora 12:00 deri në orën 14:00, nga e hëna në të premte, duke paraqitur faturën e aplikimit dhe një dokument identifikimi. Nëse pasaporta mund të tërhiqet edhe nga një familjar (me faturën e aplikimi), kush ka paraqitur kërkesë edhe për letërnjoftimin elektronik, duhet të paraqitet personalisht në konsullatë.
Për informacione të ndryshme mund të kontaktoni përmes numrit të celularit +39.3920686139 apo te konsultoni sitin zyrtar te konsullates se Milanos.