in

Mbërrin dekreti i ri flukseve

30mijë punonjës shtëpiakë dhe kujdestarë, 50 mijë punonjës nga vende që kanë marrëveshje me Italinë. Prenotimet e kërkesave fillojnë në shkurt.

Romë – 14 dhjetor 2010 – Italia hap sërish dyert për punonjësit e huaj. Pas një bllokimi dy vjeçar mbërrin dekreti i ri i flukseve që do të autorizojë hyrjen e rreth 80 mijë punonjësve.

Rreth 50 mijë

L'Italia multietnica
L’Italia multietnica
vende janë rezervuar për punonjësit e varur, në të gjithë sektorët, nga vendet që kanë marrëveshje me Italinë (Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Egjipti, Filipinet, Gana, Maroku, Moldavia, Nigeria, Pakistani, Senegali, Somalia, Srilanka dhe Tunizia). 30mijë vende janë rezervuar për punonjësit shtëpiakë (bashkëpunëtorë shtëpiakë, kujdestarë për të moshuar dhe fëmijë), pa kufizim kombësie. Dekreti parashikon edhe konvertimin e lejeqëndrimeve për studim në lejeqëndrime për punë.

Edhe këtë herë punëdhënësit mund të paraqesin kërkesën vetëm nëpërmjet Internetit dhe pronotimet mund të bëhen deri sa të ketë vende, duke u renditur sipas kohës së paraqitjes së kërkesës. Pra një i ashtëquajtur “click day”, në program në shkurt të vitit 2011 kur edhe një herë do të fitojnë më të shpejtët dhe ata më me fat, duke lënë jashtë pjesën më të madhe të ndërmarrjeve dhe familjeve që do të marrin pjesë në këtë garë.

Qeveria nuk do ta pohojë kurrë, por ky është një lëshim i vogël, i pamjaftueshëm, ndaj atyre që kërkonin një pajisje të përgjithshme me dokumenta qëndrimi.

Edhe pse mes mijëra vështirësive, kush ndodhet në Itali pa lejeqëndrim dhe ka një kërkesë për punësim që hyn në kuotën e flukseve, mund të kthehet në atdhe dhe të vijë sërish në Itali i pajisur me një vizë të rregullt për punë.

 

Dhuratë për një shok nga “Bregu tjetër i Adriatikut”

15 dhjetor 2010, ora 00:01: shqiptarët pa viza në Europë