in

Mbet në klasë. 14-vjeçari ikën nga shtëpia

Karabinierët gjejnë pas 48 orëve të birin e një familjeje shqiptare në Terni

Romë, 5 korrik 2012 – Ka kaluar 48 orë në ankth një familje shqiptare në lagjen Cospea të Ternit. I biri, 14 vjeç, të martën pasdite pasi i thotë të ëmës që ka mbetur në klasë, duke mos duruar dot qortimet e saj, merr biçikletën e zhduket. Në darkë vonë, meqë i biri nuk po kthehej në stëpi, prindërit të shqetësuar nisin kërkimet në qytet. Ankthi u shtohet kur gjejnë biçikletën e të birit në stacion të trenit, e mendojnë se mund të jetë nisur kushedi për ku. Duke menduar se do të kthehet brenda natës presin më kot. Kështu deri të mërkurën pasdite kur të dëshpëruar vendosin të denoncojnë zhdukjen e djalit në kazermën e karabinierëve.

Këta kanë nisur menjëherë kërkimet duke u përqëndruar në vendet më të frekuentuara, sipas prindërve, nga djali. E në dy të natës duke gdhirë e enjte, e gjejnë. Djali ishte shëndoshë e mirë në shtëpi të disa të njohurve në lagjen San Giovanni, vetëm pak hapa larg shtëpisë së vet.

Karabinierët përjashtojnë çdo përgjegjësi të familjes që e ka mbajtur, që nuk ka ditur gjë që djali kish ikur nga shtëpia pa lënë adresë.

L’archivio Storico Luce anche su YouTube

Në majën më të lartë të Ballkanit ngrihet flamuri shqiptar