in

Mblidhen thuajse 50 mijë firmat për reformën e shtetësisë dhe për të drejtën e votës

Mungojnë vetëm disa mijëra firma për të çuar në Parlament propozimet për ligj të iniciativës popullore “Italia jam edhe unë”.

Romë, 22 janar 2012 – Objektivi i vërtetë, reformimi i shtetësisë dhe i të drejtës së votës, ende nuk duket në horizont, por ndërkohë fushata “Italia jam edhe unë” po mbledh firmat e fundit të nevojshme për të çuar propozimet e ligjeve me iniciativë popullore në Parlament.

Promovusit e fushatës janë të kënaqur me ecurinë e mbledhjeve të firmave deri tani: “Për më shumë se një muaj e gjysmë kohë nga përfundimi i afatit (fundi i shkurtit), mungojnë vetëm pak mijëra firma për të arritur shifrën 50 mijë që duhet të dopozitojmë në Parlament”.

Reforma e shtetësisë e propozuar nga “Italia jam edhe unë” duhet të përgjysmojë kohën e natyralizimit, pra duke e çuar nga dhjetë në pesë vjet rezidencë të rregullt. Risia kryesore ka të bëjë me brezat e dytë: duhet të jetë italian kush lind në Itali nga një prind me qëndrim të rregullt këtu prej të paktën një viti apo nga një prind i lindur në Itali, por edhe kush frekuenton një cikël shkollor apo kur vjen në Itali me moshë deri në dhjetë vjeç dhe qëndron këtu deri kur mbush moshën madhore.
Ndërsa propozimi mbi të drejtën e votës parashikon që edhe imigrantët me rezidencë të rregullt në Itali prej të paktën pesë vjetësh të jenë zgjedhës aktivë dhe pasivë në zgjedhjet për minibashkitë, komunat, provincat dhe krahinat. Për të pasur këtë të drejtë, ata duhet të regjistrohen në një listë elektorale të posaçme, siç bëjnë sot qytetarët komunitarë për të marrë pjesë në zgjedhjet komunale.

Fushata “Italia jam edhe unë”, është promovuar nga 19 shoqata mes të cilave Acli, Arci, Caritas, Cgil, Fondacioni Migrantes dhe Sei Ugl, të bashkuara në një komitet të kryesuar nga kryebashkiaku i Reggio Emilias Graziano Delrio.

Ja tekstet e dy propozimeve ligjore
 
Lexo edhe:

Kosova kujton Ibrahim Rugovën në gjashtëvjetorin e vdekjes

Familjarët e viktimave “Duam drejtësi për 21 janarin”