in

Më 12 shkurt mbyllen regjistrimet për shkollat fillore dhe kopshtet

Viti i ardhshëm shkollor do të fillojë në vjeshtë, por regjistrimet për në klasën e parë të shkollës fillore apo për në grupin e parë të kopshtit mbyllen më 12 shkurt.

Kopshti nuk është i detyrueshëm, regjistrimi në grupin e parë të tij mund të kërkohet për fëmijët që mbushin tre vjeç brenda 31 dhjetorit, por pranohen edhe ata që mbushin tre vjeç brenda 30 prillit të vitit 2012. Në klasë të parë të shkollës fillore duhet të regjistrohen të gjithë fëmijët që mbushin gjashtë vjeç brenda 31 dhjetorit, por lejohet edhe regjistrimi i atyre që mbushin këtë moshë brenda 30 prillit 2012. Për më shumë informacione mund t’u drejtoheni drejtpërdrejt shkollave.

Në Itali, shkolla është e detyrueshme për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë me moshë nga 6 deri më 16 vjeç. Ata që arrijnë kur viti shkollor ka filluar duhet të regjistrohen menjëherë, do të jetë shkolla ajo që do të përcaktojë në ç’klasë t’i fusë, edhe duke marrë parasysh se sa e njohin italishten.

Këto rregulla vlejnë edhe për bijtë e imigrantëve me qëndrim të parregullt: për regjistrimin në shkollë nuk duhet paraqitur leja e qëndrimit.

Një shqiptare në Grande Fratello

5.425 euro për të qëndruar në Itali