in

Me kufje e telekamera në provimin e patentës. Denoncohet

Padyshim është angazhuar seriozisht për marrjen e patentës 29 vjeçari shqiptar B.E. në Reggio Emilia. Mëkat që është munduar më shumë të gjente një mënyrë për të mashtruar sesa të studionte kodin rrugor

Romë 23 dhjetor 2011 – Është përpjekur të marrë provimin e patentës duke kopjuar, por jo në mënyrën tradicionale. Përgjigjet i sugjeroheshin me anë të një kufjeje të vogël që kishte në vesh, që i jepeshin nga dikush jashtë sallës së provimit, i cili shikonte pyetjet përmes një telekamere të vogël sa një sumbull që djali që jepte provimin mbante në bluzë. Është tradhtuar nga zëri metalik që një prej anëtarëve të komisionit ka dëgjuar të dalë nga veshi presonit që jepte provimin.

Këtë gjë kanë zbuluar dje agjentët e policisë të thirrur nga komisioni i Zyrës së Motorizimit Civil të Reggio Emilias, për të kryer një kontroll mbi shqiptarin B.E., 29 vjeç, që po jepte provimin për marrjen e patentës së makinës.

Kur policët e kanë kontrolluar kanë zbuluar aparatin e sofistikuar që 29 vjeçari mbante në trup: një mini-kufje në veshin e djathtë, të lidhur me fije që kalonin nën bluzë me mikro-telekamerën sa një sumbull mbi bluzë dhe me një radio-transmetues me bateri në mbante në një prej çorapeve. Në xhep të xhaketës kishte një celular të ndezur me lidhje bluetooth të aktivizuar.

Të gjitha këto pajisje, të denja për një agjent 007, sipas policëve, djali nuk mund t-i kishte vendosur vetë në trup, ndaj vendosën ta shoqërojnë në kuesturë për ta marrë në pyetje.

Atje 28-vjeçari tregon se materialin “hi-tech” ia kishte instaluar një i njohur që po e “ndihmonte” për marrjen e patentës, para se të paraqitej për provimin.

Në vend të patentës, B.E. ka marrë një denoncim për mashtrim me rrethana rënduese në bashkëpunim. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për identifikimin e personit që e ka ndihmuar.

Shqipëria në darën e acarit dhe ngricave

Census. PDIU kërkon pezullimin e përpunimit të të dhënave për kombësinë