in

Më pak fotokopje për lejeqëndrimin

Në zarfin e kërkesës nuk duhen futur më fotokopjet e të gjitha faqeve të pasaportës. Mjafton ajo ku janë gjeneralitetet.

Romë, 14 mars 2011 – Ca letra më pak për lëshimin ose përtëritjen e lejeqëndrimit.

Deri tani në zarfin me kërkesën që paraqitet në zyrat e postës, duheshin futur fotokopjet e të gjitha faqeve të pasaportës, përfshirë edhe faqet e bardha. Një procedurë e kotë që ministria e punëve të brendshme ka vendosur të ndryshojë. Tani e tutje do të mjaftojë fotokopja e faqes së pasaportës me fotografinë dhe gjeneralitetet (emri, mbiemri, datëlindja, e kështu me radhë).

Kjo risi i është komunikuar Postave Italiane nga ministria dhe tanimë u është bërë e ditur edhe sporte leve ku pranohen kërkesat për lejeqëndrimet. Gjithsesi kur të pranojnë kërkesën, nëpunësit duhet të verifikojnë që pasaporta të ketë vizën e hyrjes dhe të kryejë të gjitha kontrollet e parashikuara për çdo lloj kërkese.

U bënë tanimë katër vjet që kërkesat për lëshimin dhe përtëritjen e lejeqëndrimeve paraqiten nëpërmjet Postës, në rreth 6 mijë sportelet që ofrojnë këtë lloj shërbimi. Në parë kërkesat paraqiteshin në Kuestura, të cilat janë rreth njëqind e si rrjedhojë radhët ishin të pamasa.

Sot për të kërkuar ose përtëritur lejeqëndrimin duhen shpenzuar rreth 70 euro, gjysmat i shkojnë shtetit, gjysmat Postave Italiane. Ndërkohë vazhdon pritje për futjen në fuqi të një takse të re mbi lejeqëndrimet, që parashikohet të jetë nga 80 deri në 200 euro. Është parashikuar nga ligji, por mungon një dekret që të përcaktojë detajet. E deri tani asnjë nuk po ia ndjen mungesën.

E. Pasca

Anilda Ibrahimi tregon “E kuqe si nuse” në Parma

Emigrantët mund të paguajnë sigurimet vullnetare atje ku jetojnë