in

Medalje e argjendtë për vlera qytetare, Blerim Shkrepit

Në dhjetor të vitit 2008 shpëtoi një fëmijë nga flakët që kishin kallur shtëpinë. Sot ministri i Brendshëm italian Roberto Maroni e nderon me medaljen e argjendtë për vlera qytetare

Romë, 8 shtator 2011 – I riu shqiptar Blerim Shkrepi që sot ka hyrë në listën Presidencës së Republikës Italiane mes personave të nderuar me medaljen e argjendtë për vlera qytetare. Me një ceremoni të zhvilluar në Arona, kryebashkiaku i qytezës Alberto Gusmeroli, prefekti i Novarës Giuseppe Amelio nderuan aktin e djalit shqiptar dhe i dorëzuan atij medaljen e dhënë nga Ministri i Brendshëm Roberto Maroni.

Në dhjetor të vitit 2008 Blerim Shkrepi shpëtoi Niccolò Gentile, një fëmijë 6-vjeçar nga flakët që kishin përfshirë banesën e tij. Rastësisht ai ndodhej pranë shtëpisë ku kishte rënë zjarri e ku ndodhej i vetëm vogëlushi. Siç rrëfen ai vetë :”Pashë tym që dilte nga shtëpia, ndalova kamionin në mes të rrugës dhe u futa me vrap në shtëpi, ku Niccolò dridhej i frikësuar. Ndoqa instinktin, si një zë që më thoshte se atje kishte një njeri ne nevojë”.

Në atë kohë zjarrfikësit që ndërhynë më pas në vendin e ngjarjes e cilësuan djalin shqiptar si një engjëll dhe ngjarja ngjalli emocion në opinionin publik.

(Ir.Ca.)

Pasaporta të reja në Romë e Milano. Mbi 5 mijë numri i aplikimeve

Pasaportat e vjetra janë të vlefshme deri në datën e shënuar në to