in

Mes arritjes dhe “nderit” të heqjes së vizave

Vendimi i liberazimit të vizave, i miratuar nga Parlamenti Evropian me 8 tëtor, nuk ka kaluar pa polemika ne mesin evropian. Propozimi i bërë nga deputetja e parlamentit evropian  sllovenia  Fajon Tanja, ishte miratuar nga Komiteti për Liritë Civile më datë 28 shtator. Megjithëse, miratimi formal i fundit do bëhet pas një takimi të ministrave të brendshëm, që pritet për 8-9 nëntorin e ardhshëm, duke i dhënë Shqipërisë dhe Bosnjës të drejtën e hyrjes pa viza në zonën e Shengenit, që përfshin të gjitha vendet e BE-së (me përjashtim të Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar), si dhe hyrje të lirë në Islanda, Norvegjia dhe Zvicra.

Ndonëse dialogët për liberalizimin e vizave janë zhvilluar në këto dy vitet e fundit, historia fillon që me takimin e Selanikut në qershor të vitit 2003, kur BE deklaroi vendosmërinë e saj për liberalizimin politik të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke paraqitur udhërrëfyesin e ndarë në katër grupe që u përkasin çështjeve: siguria e dokumentave, emigracioni ilegal, rendi publik dhe siguria, dhe marrëdhëniet e jashtme të lidhura me lëvizjen e personave. Këto janë pikat mbi të cilat u bë e ditur që Shqipëria ka përmbushur një numër të mirë të standardeve, por ende mbetet për të bërë.

Shqipëria dhe Bosnja Hercegovina ishin të vetmet shtete të Ballkanit perëndimor të përjashtuara nga zona Shengen, mbasi BE-ja hoqi vizat për qytetarët maqedonas, malazezët dhe serbë në dhjetorin e kaluar. Mbetet akoma pa përcaktime Kosova, e cila aktualisht nuk është e njohur si Shtet nga pesë vende pjesëtare të BE-së, pra Greqia, Spanja, Qipro, Rumani dhe Sllovaki.
Konkretisht, sa është arritur dhe i mbesin “nderit” ndërkombëtar?

Masa e marrë mbështetet  në tre pika: 1. Çështja e sigurisë; 2. Mirëmbajtje e opinion të lartë ndaj Evropës; dhe 3. Kërkesat në këmbim.

Së pari: Jo gjitha fushat janë me lule! Lajmi, i anashkaluar nga mediat italiane, ndonëse i mbështetur nga ministri Frattini në Parlamentin evropian, është diskutuar më gjatë – nga ana tjetër – në Francë. Për francezët Evropa dëshiron të marrë masa pa konsideruar efektet negative të vendimit. Sipas tyre, duhet shmangur një tjetër situatë si pushtimi i emigrantëve bullgarë dhe rumenë nga viti 2007. Pierre Lellouche, Sekretari i shtetit për çështjet evropiane në Parlamentin francez qetëson bashkatdhetarët duke pohuar që kjo është e gjitha “çështje e sigurisë”, pasi të dy shteteve do t’i kërkohen në këmbim garancitë e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Më të shtyra ishin përshkrimet e bëra nga agjencia Transparency International në qershor të vitit 2010, ku thuhej se të dyja vendet janë “një shembull qen kufiri të korrupsionit global, më shumë se çdo vend tjetër i BE-së, dhe se vetë Ruanda dhe Kina. Prandaj është e këshillueshme atakë ato të mbahen pranë. Pra nuk është vetëm një dhuratë diplomatike por një shkëmbim interesash. Arritje e dyanshme.

Së dyti: Evropa mbron rolin e Samaritanit të mirë! “Besueshmëria e Evropës është në rrezik, ” dhe “kjo do të forcojë pozitën në rajon”,  thanë Tanja Fajon dhe sllovaku Eduard Kukan (propozuesit e rezolutës). Këtu kemi të bëjmë me ” kredibilitetin e BE-së”, dhe një tradhti e kësaj pritjeje do kishte pasoja negative për vetë Evropën. Nga ana tjetër, Sarah Ludford, një deputete liberale e Britanisë së Madhe, tha që do të ishte një “tradhti i një premtimi solemn i bërë me kohë në qoftë se një Shtet Anëtar do bllokonte masën pasi të dy vendet kanë përmbushur kushtet për aplikimin normal të ligjit, të ndalimit të korrupsionit dhe imigracionit të paligjshëm. Pra Evropa ka nevojë për mbështetje reciproke, dhe nuk mund t’ia lejonte vetes një zhgënjim të tillë. Nderi i shpërndarë. 

Së treti: Bëhet loja Win-Win, ku ka vetëm fitues! Shqipëria ka për të plotësuar akoma disa pika që u përfshinë në dokumentin e vendimit. Kërkesat u përkasin tre parametrave në lidhje me:
1. Zhvillimin e një strategjie dhe politike për të mbështetur ri-integrimin e shqiptarëve që kthehen nga emigrimi;
2. Forcimin e kapaciteteve të zbatimit të ligjit dhe zgjerimin e një kuadri efektiv për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë caktimin e burimeve të mjaftueshme njerëzore dhe financiare;
3. Zgjerimin efektiv të një kuadri  ligjor për konfiskimin e pasurive që i përkasin krimit të organizuar.
Siç lexohet, pika e parë i takon politikës brain gain, d.m.th. përfitimi nga të diplomuarit në vendet perëndimore që do ri-integrohen në institucionet shqiptare. Pika e dytë përfshin ato që mbesin nga parametrat e kërkuara më parë për përfitimin e liberalizimit. Dhe pika e tretë kërkon një përforcim institucional duke u hequr pushtetin dhe pasurinë krimit të organizuar, që shumë shqetëson Evropën.  Këtu flitet për një angazhim politik të vazhdueshëm. Pra arritja dhe nderi do të mbështesin njëri tjetrin.

Mbetet për të caktuar sa e dobishme është në realitet për shqiptarët një arritje e tillë. Gjatë këtyre dy viteve publiku ishte i keqinformuar mbi konceptin e lirisë së lëvizjes për turizmin dhe atë të lëvizjes së lirë brenda BE-së për punësim, studim dhe banim të përhershëm. Për këtë erdhi shtytja nga ana evropiane për një fushatë informimi promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për të ndihmuar shqiptarët që të krijonin një imazh realist lidhur me kuptimin e liberalizimit të vizave. Problemi është që heqja e regjimit të vizave mbart rrezikun e emigrimit për arsye pune nga qytetarët e disa nga zonat më të pazhvilluara të vendit. Pikërisht këta qytetarë,  që kishin pritur të jenë të ligjshëm për punësim ose të kenë privilegje të tjera në BE, përveç që të udhëtojnë të lirë brenda zonës Shengen, (edhe kjo në rast se do të mund të përballojnë udhëtime të tilla), do të pësojnë një zhgënjim të pashmangshëm.

Nëse kombinojmë të gjitha këto elemente së bashku, përbëjmë një lloj teorie të lojës me shumën zero, ku politikat e sigurisë, mekanizmat ekonomikë dhe prirja për të arritur një pjesë të parajsës anulojnë njëra-tjetrën. Megjithatë, përfitimi është i konceptueshëm me reformimet e këshilluara nga Evropa, të dobishme për të gjithë shqiptarët.

Afërdita Shani, Firence

Një medalje për Pjetër Gjikën, heroin shqiptar

Vëllezër gjaku