in

Mëse 1.750 migrantë kanë vdekur në Mesdhe nga fillimi i vitit

IOM: “Numri i të vdekurve është 30fishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë”. Sipas OKB-së, çdo 20 migrantë që kanë provuar të kapërcejnë detin Mesdhe në drejtim të Evropës, një ka humbur jetën

Romë, 21 prill 2015 – Shifrat e tragjedive në detin Mesdhe janë të tmerrshme. “Mëse 1.750 migrantë kanë humbur jetën në Mesdhe që prej fillimit të vitit deri më sot, 30 herë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2014”, theksoi sot zëdhënësi i Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, IOM.

Me mëse 1.750 vdekje nga fillimi i vitit, bilanci i migrantëve që kanë humbur jetën gjatë kapërcimit të Mesdheut është 30 herë më i lartë se ai i të njëjtës periudhë të vitit 2014 (nga 1 janari deri më 21 prill 2015 janë regjistruar 56 vdekje). E ka pohuar sot në Gjenevë Joel Millman, zëdhënës i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, IOM.

Sipas Komisariatit të lartë të OKB-së për refugjatët, është rritur në mënyrë dramatike përqindja e të vdekurve mes migrantëve që kapërcejnë Mesdheun. Sipas zëdhënisit Adrian Edwards, “Që në vitin 2014 kapërcimi i detit Mesdhe ishte udhëtimi me vdekshmërinë më të lartë në gjithë botën: humbi jetën një migrant çdo 50 që provonin të arrinin në brigjet e Evropës. Këtë vit, deri tani ka vdekur një çdo 20 persona që ndërmerr kapërcimin e detit”. Sipas Edwards, ka pasur 1.300 të vdekur vetëm në muajin prill, duke u bërë një muaj rekord përsa i përket numrit të të vdekurve.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

“Mare nostro che non sei nei cieli”, la preghiera laica di Erri De Luca per i migranti

I tërhiqet karta e qëndrimit kujt ka humbur vendin e punës. Kurthi i Kuesturave