in

Migjen Basha vesh fanellën kuqezi

I riu kosovar që luan me Torinon, ka marrë më në fund autorizimin nga FIFA të luajë me përfaqësuesen shqiptare. Më parë kishte kishte luajtur me të rinjtë e Zvicrës, vendi ku ka lindur

Romë, 20 mars 2013 – Gianni De Biasi, trajneri i përfaqësues shqiptare të futbollit, do të ketë në dispozicon për ndeshjen ndaj Norvegjisë edhe Migjen Bashën, mesfushorin që aktivizohet në Serinë A italiane me skuadrën e Torinos.

Lojtari i lindur në Lozanë të Zvicrës, nga prindër me origjinë nga Kosova, kishte një çështje të hapur me vendlindjen e tij, pasi ishte aktivizuar me U-21 të Zvicrës dhe kjo e fundit kërkonte të mos linte Bashën të aktivizohej me kombëtaren shqiptare. Por, vetëm dje institucioni më i lartë i futbollit botëror, FIFA, ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit se Migjen Basha ka të drejtë të aktivizohet me kuqezinjtë, duke i shtuar kështu një element cilësor përfaqësueses shqiptare.

Tashmë Gianni De Biasi ditën e premte në Oslo të Novergjisë – ku kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e 5-të të grupit E – do të mund të shpresojë edhe në talentin e mesfushorit  të talentuar 25 vjeçar Migjen Basha, i cili është i aftë të luajë në të gjitha pozicionet në qendër të fushës, si dhe në krahët e repartit të mbrojtjes. Ai shquhet për një teknikë të lartë, vizion loje, si dhe njihet për grintën në fazën e rekuperimit të topit, duke e kthyer kështu një element thelbësor për skemat e trajnerit.

Në katër sfidat e para për Botërorin e 2014-tës, përfaqësuesja e Shqipërisë ka arritur të grumbullojë 6 pikë, në  2 fitore dhe 2 humbje duke shënuar pesë gola dhe duke pësuar po pesë. Ajo ndan vendin e tretë në grup me Islandën, ndërsa në vendin e parë është Zvicra, e ndjekur nga Norvegjia. Në fund të tabelës ndodhen Qipro dhe Sllovenia.

Pedofili vrasës dhe gjindja që është gati ta vrasë

Sekuestrohet një ton marijuanë. Arrestohen 10 persona në Itali e Shqipëri