in

Milano Gruaja lakuriq pret metronë “Bëra një dush e dola”

Një 30-vjeçare shqiptare është gjetur nga agjentët e policisë në gjendje konfuzionale ndërsa priste të merrte metronë: krejtësisht e zhveshur, nuk arrinte të kuptonte pse pasagjerët e tjerë e shihnin me aq kureshti

Romë, 25 tetor 2012 – Lajmi duket nga ata të çuditshmit e të sajuarit por fakti që e lexon te faqet on line të të përdishmes Corriere della Sera i jep njëfarë autoriteti e vërtetësie. Sipas gazetës, sot paradite një grua shqiptare 30 vjeçe ka shkuar krejtësisht e zhveshur në stacionin Sesto Marelli të metrosë M1 në Milano. Gruaja as nuk e kishte kuptuar në ç’gjendje ishte e pse kishte mbi vete sytë e të gjithë të tjerëve që prisnin si ajo metronë. Ndërsa ndonjë i bënte foto, ndonjë tjetër mendonte për se “spektakli” ishte një gjetje e çuditshme publicitare, dikush me më shumë mend në kokë ka thirrur policinë.

Kur këta kanë ardhur i janë afruar gruas e me qetësi e mirësjellje e kanë çuar në një dhomë më vete, rezervuar punonjësve të metrosë. Pyetjes së agjentëve të policisë se pse kish dalë kështu nga shtëpia ajo i ishte përgjigjur: “Pse, jam e zhveshur?”. Më pas u ka treguar se kish bërë dush, ish veshur e kish dalë. Por në të vërtetë duket se kish bërë vetëm dushin e akoma e lagur kishte dalë e shkuar drejt metrosë. Mbetet ende mister pse 30-vjeçarja është sjellë në këtë mënyrë, nga një kontroll i shpejtë i policisë nuk rezulton të jetë në kurë për shqetësime mendore. Agjentët i kanë gjetur disa tesha dhe e kanë shoqëruar gruan në shtëpi.

Leggi in originale: Donna nuda aspetta il metrò a Sesto «Ho fatto la doccia e sono uscita»

Restaurohet ‘Skënderbeu’. 60 aktorë realizojnë dublimet e personazheve

Dhimitër Berati, drejtori i gazetës së qeverisë së Vlorës