in

Milano. Përdhunonte e keqtrajtonte bashkëjetuesen, arrestohet 37 vjeçari

Keqtrajtime të vazhdueshme e të të gjitha llojeve ndaj gruas me të cilën bashkëjetonte. Arrinte e i shtypte kokën me këmbë në dysheme dhe e kërcënonte “të vras, të bëj copa copa po më denoncove!”

Milano, 18 korrik 2013 – Sërish një rast i ri dhune në familje me protagonist shqiptar sillet në vëmendjen e opinionit publik nga agjencia e shtypit ANSA. Këtë radhë në Milano, burri një shqiptar 37 vjeç emri i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar për përdhunimin dhe keqtrajtimin e vazhdueshëm të gruas,49 vjeçe, me të cilën bashkëjetonte.

37 vjeçari, i njohur nga drejtësia e forcat e rendit me tetë emra të ndryshëm për precedentë të ndryshëm penalë si vjedhje, shpërndarje droge, është edhe titullar i një urdhër dëbimi pasi nuk ka qëndrim të rregullt në Itali.

Hetimet për që çuan në arrestimin e tij kanë nisur më 5 korrik kur në komisariatin Mecenate, 49 vjeçarja, pas episodit të njëqindtë të dhunës fizike dhe seksuale, ka paraqitur padi. Ajo u ka treguar agjentëve ferrin që vuante në shtëpi prej vitesh: nga kontrolli i vazhdueshëm i lëvizjeve të saj në qytet te kontrollet i ulëta që i bënte në shtëpi për të verifikuar që ajo nuk kish pasur marrëdhënie seksuale me të tjerë, nga rrahjet e ndryshme për hiçgjë deri të shtypja e kokës me këmbë mbi dysheme, nga marrëdhëniet seksuale me forcë deri te kërcënimet “guxo të më paditësh, e të vras, të bëj copa copa”.

Pas kësaj padie, forcat e rendit kanë siguruar gruan pranë asistentëve socialë dhe i kanë kërkuar Prokurorisë së Milanos të lëshonte një urdhër arrest për 37 vjeçarin shqiptar.

Edi Rama në BBC: Kemi program special për të luftuar korrupsionin

Padova. Humb 5 mijë euro në lojërat elektronike, shkatërron me sëpatë 7 slot-machine