in

Milano. Pritë një shqiptari. Plagoset ai e tre persona të tjerë që ishin me të

Mes të plagosurve edhe një fëmijë 4 vjeç

Romë, 19 maj 2013 – Mbrëmë në orën 21.40, në Locate Triulzi të provincës së Milanos, është qëlluar me çifte ndaj një shqiptari 31 vjeç. Kanë mbetur të plagosur jo vetëm ai por edhe personat e tjerë që ishin me të.

Në çastin e agresionit, 31 vjeçari me të shoqen dhe një të afërt me fëmijën 4 vjeç, ishin pranë shtëpisë e sapo kanë zbritur nga makina. Një person i panjohur u është afruar e ka nisur të shtijë me çifte në drejtim të tyre. Saçmat drejtuar shqiptarit e kanë goditur në kofshë, por kanë prekur edhe të gjithë të tjerët, përfshirë fëmijën.

Të katër personat janë çuar në spital. Me përjashtim të 31 vjeçarit që është plagosur më rëndë por sidoqoftë nuk është në rrezik për jetën, të gjithë të tjerët kanë marrë plagë shumë sipërfaqësore, gratë në këmbë e fëmija në një krah.

Për forcat e rendit që po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes, prita duhet të jetë ngritur ndaj burrit që ka precedentë penalë për drogë e vjedhje, por as 31vjeçari as gratë nuk kanë mundur të japin informacione të vlefshme mbi ngjarjen.

Cambio lavoro da autonomo a subordinato. Devo cambiare il permesso di soggiorno?

40 mijë shoqata në listë për “5 për 1000”. Mes tyre edhe disa shqiptare