in

Milano. Vriten me armë zjarri vëllezërit Lleshaj

Janë qëlluar ndërsa ishin në makinë nga breshëri plumbash

Romë, 11 nëntor 2016 – Vëllezërit Alban Lleshaj, 24 vjeç, dhe Agron Lleshaj, 27 vjeç, rezidentë në Parabiago të Milanos, janë vrarë me armë zjarri mbrëmjen vonë të të enjtes në Canegrate (MI). Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën Ancona. Dy vëllezërit ishin në një veturë Volksëagen Polo që është është qëlluar me breshëri plumbash. Karabinierët që ndërhynë në vendngjarje kanë gjetur Polon të kthyer në një krah dhe dy kufomat e vëllezërve njërin brenda në vendin e shoferit e tjetrin nën makinë.

Rreth 400 metra më tutje ku makina ishte kthyer, pas përplasjes me makinat e tjera të parkuara buzë rruge, karabinierët gjetën gëzhoja. Nga një kontroll i parë i vendngjarjes, duket se makina në lëvizje është qëlluar me të paktën tetë plumba, që u kanë marrë jetën vëllezërve Lleshaj.

Karabinierët po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes që në një vështrim të parë duket si një pritë që u është ngritur vëllezërve. Akoma nuk dinë sa persona kanë marrë pjesë aktivisht në vrasje dhe pse dy viktimat ishin në shënjestrën e vrasësve. Vëllezërit Lleshaj njiheshin nga forcat e rendit për precedentë penalë për shpërndarje droge. E pikërisht rreth trafikut të drogës e shpërndarjes së saj në zonë kanë nisur hetimet por nuk përjashtohen as pista të tjera.

 

Ligji i Bilancit. Çeqe për lindjet dhe bonuse për çerdhet, edhe imigrantëve

“Settimana della cultura albanese”. Scanderbeg di Parma in festa