in

Milano. Zihet me të shoqen dhe e hedh nga kati i nëntë

Karabinierët arrestojnë të shoqin Zef Lleshi, 30 vjeç, me akuzën e vrasjes

Romë, 1 korrik 2013 – Mbrëmë karabinierët e Cologno Monzese në Milano kanë arrestuar Zef Lleshin 30 vjeç që e akuzojnë për vrasjen e të shoqes së tij Silvana 31 vjeçe.

Sipas karabinierëve ai e ka hedhur nga kati i nëntë i pallatit në rrugën Einaudi 9 ku çifti jetonte.

Kur kanë mbërritur në vendngjarje forcat e rendit fillimisht kanë menduar se bëhej fjalë për një vetëvrasje, gjë që pohonte vazhdimisht edhe i shoqi i viktimës. Por nga kontrollimi i banesës kanë kuptuar se çifti ishte zënë, ndërsa i shoqi, i marrë në pyetje ka dhënë shpjegime shumë të turbullta rreth rënies së gruas nga kati i nëntë, që nuk kanë bindur karabinierët. Brenda pak orëve, Zef Lleshi ka pranuar se kish qenë ai që e kish shtyrë të shoqen. E kanë mbyllur në burgun e Monzas me akuzën e vrasjes.

Lexo edhe: Irma Hadaj, e vrarë nga i shoqi, ka rreth 40 plagë thike në trup

Pavia. Dy vajza të vogla zhduken në Po

Flukset e sanatoria. Vijnë në fuqi norma të reja me dekretin e Punës