in

Ministria e Brendshme: “Do të pranohen edhe kërkesat e sanatores për ata që kanë dy dëbime”

Udhëzime Sporteleve unike të Imigracionit pas vendimit të Këshilli i Shtetit: “Rishqyrtoni kërkesat”. Por nëse praktika është mbyllur duhet të jetë punonjësi i huaj që të kërkojë rihapjen e praktikës. Këshilli i Shtetit vendosi para pak ditëve: “Dënimi për mosrespektim të urdhrit të dëbimit nuk mund të konsiderohet element pengues për senatoren e bashkëpunëtorëve shtëpiakë të shtatorit 2009”

Romë, 27 maj 2011 – Edhe bashkëpunëtoret familjare të dënuara për mosrespektim të urdhrit të dëbimit kanë të drejtë të legalizohen. E ka vendosur para disa ditëve Këshilli i Shtetit dhe tani ministria e Brendshme urdhëron Sportelet Unike të Imigracionit të veprojnë në këtë drejtim.

Operacion i vështirë, që arrin ose në çast të fundit ose kur  tashmë është vonë. Në fakt legalizimi nisi në shtator 2009, dhe që atëherë janë të shumtë punonjësit e huaj që për faj të atij dënimi, nuk e fituan të drejtën e legalizimit dhe morën përgjigje negative. Disa prej tyre morën pjesë edhe në protesta të bujshme dimrin e shkuar si ata që hipën mbi vinç në Brescia apo mbi një furrnaltë në Milano.

Pas sentencës së Këshillit të Shtetit, tani ministria e Brendshme  ndryshon linjë, duke nisur nga praktikat e sanatores ende të hapura. Një qarkore e nisur më 24 maj të gjitha Sporteleve unike të imigracionit thotë që nëse praktika është ende e hapur, apo nëse hedhja poshtë e kërkesës nuk i është lajmëruar akoma zyrtarisht të interesuarit apo kjo ka ndodhur Brenda 120 ditëve të fundit, apo nëse është paraqitur ankimim, kërkesa e legalizimit duhet të rishqyrtohet. Nëse nuk ka arsye të tjera penguese përveç dëbimit të dyfishtë, të huajit duhet t’i legalizohet qëndrimi, pra t’i jepet dokumenti i qëndrimit.

Ndryshe qëndron puna për praktikat e mbyllura, për të cilat nuk është paraqitur ankimim apo është mbyllur edhe ankimimi me një tjetër hedhje poshtë të kërkesës së legalizimit. Në këto raste ministrisë “nuk i duket e udhës të merret iniciativa automatikisht, por vetëm me kërkesë të të huajit të interesuar”. Me fjalë të tjera, Sporteli Unik nuk do të rishqyrtojë automatikisht praktikën, duhet të jenë vetë të huajit që duhet të vihen në lëvizje, duke marrë edhe një avokat, për të future në xhep lejen e qëndrimit.

Në Milano, province me më shumë kërkesa legalizimi (mbi 40.000), Sporteli Unik priste një udhëzim të këtij lloji. Në fakt kishte pezzulluar shqyrtimin e kërkesave të sanatores 2009 të atyre që ishin dënuar për mosrespektim të një urdhri dëbimi.

“Sentencat e gjykatave Administrative ishin të ndryshme nga njëra tjetra, sot Këshilli i Shtetit ka marrë një vendim përfundimtar ndaj edhe, siç shpjegon ministria e Brendshme, do t’i përshtatemi” thotë drejtoresha Francesca Iacontini. Ngarkesë e re pune? “Relativisht e vogël, përballë asaj që kemi përballuar deri tani. Nuk do të ketë probleme, do të rishqyrtojmë kërkesat dhe do të legalizojmë të gjithë ata që kanë të drejtë”.

Elvio Pasca

Shkarko Qarkoren e Ministrisë së Brendshme për Sportelet Unike të Imigracionit

Lexo edhe: Vendimi i Këshillit të Shtetit: Legalizim të bashkëpunëtoreve shtëpiake edhe nëse kanë dy dëbime

Serbi: Arrestohet Mladic, xhelati i Srebrenicës

Kryebashkiaku i Tiranës sot në dorë të Kolegjit Zgjedhor