Agjenda e ministres parashikon takime të shumta me në qendër marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimin e Shqipërisë në BE
Gjatë qëndrimit të saj, do të marrë pjesë edhe në një tryezë të rrumbullakët me sipërmarrëse shqiptare dhe italiane e do të ketë një takim të veçantë me sipërmarrës italianë përtej Adriatikut.
Temat në agjendën e ministres italiane shkojnë nga projekti TAP te bashkëpunimi në fushën e kulturës, nga rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së dhe bashkëpunimi i dy vendeve në brendësi të NATO-s te çështjet e fqinjësisë në rajonin e Jonit e Adriatikut.
Ndër disa nga pikat e marrëdhënieve dypalëshe të nxjerra në dukje nga ministria e Jashtme e Italisë, përmendet shkëmbimi tregtar që gjatë vitit 2012 ka arritur shifrat e dy miliardë eurove; apo fakti që gjatë dhjetëvjeçarit të fundit Drejtoria e Përgjithshme italiane e Kooperimit për Zhvillimin i ka destinuar Shqipërisë ndihma me vlerë të përgjithshme për mëse 300 milinë euro.