in

Miss Italia Regjistrimet deri më 24 korrik për më të bukurën mes të huajave

Edicioni special i ‘Miss Italia nel Mondo’ i këtij viti u kushtohet vajzave të huaja që jetojnë prej të paktën një viti në Itali. Kërkesat paraqiten on-line brenda 24 korrikut. Për më të bukurën, 20 mijë euro në kontrata pune

Jeni të reja, të bukura e, të paktën sipas pasaportës, të huaja? Në konkursin italian më të rëndësishëm të bukurisë ka vend edhe për ju.

Kanë nisur regjistrimet për “Miss Italia nel Mondo edizione speciale”, garë kushtuar vajzave të huaja me moshë nga 18 deri në 26 vjeç, rezidente në Itali prej të paktën një viti. Risi e rëndësishme, po të mbahet parasysh që deri në vitin 2011 u kushtohej italianeve jashtë shtetit, provë si shumë e shumë të tjera që Italia është kthyer nga vend emigracioni në vend imigracioni.

“Ne, që përfaqësojmë një pjesë të rëndësishme në botën femërore, që luan një rol të planit të parë edhe në fenomenin e emigracionit dhe është element integrimi i padiskutueshëm, ndiejmë nevojën për t’iu përshtatur kohës” shpjegoi organizatorja e Miss Italia-s Patrizia Mirigliani. Dhe atyre që i kërkonin të bënte një hap më të madh e të fuste vajzat e imigrantëve në konkursin kryesor, krah italianeve, premtoi: “Do të arrijmë të bëjmë edhe atë”.

Në pritje të këtij revolucioni të vogël, kush dëshiron të marrë pjesë në “Miss Italia nel Mondo edizione speciale” mund të regjistrohet falas brenda 24 korrikut, duke u lidhur me faqen on-line www.missitalia.it/MissItalianelMondo.aspx, ku shpjegohen në detaje kriteret e gjendet rregullorja e plotë. Kandidatet do të ftohen të marrin pjesë në përzgjedhjen e parë që do të bëhet në Romë më 26 korrik.

Vetëm 20 vajza do të zgjidhen për të marrë pjessë në fazën finale të konkursit që do të mbahet në Montecatini Terme, një moment i rëndësishëm për të hedhur ndonjë hap në botën e spektaklit e të modës. Fituesja e konkursit, bashkë me titullin e më të bukurës dhe admirimin e miliona italianëve do të marrë edhe njëzetmijë euro në kontrata pune.

Lexo edhe:

Riforma della cittadinanza. Se ci arrivasse prima miss Italia?
Në Miss Italia një çmim edhe për të huajat

 

Tërmet i lehtë në Romë. Në rrjetet sociale, ironi me kryebashkiakun

Ispica. Familja shqiptare shpëtohet nga mbytja në det