in

Muzeume falas edhe për bijtë e imigrantëve

Ministri i Kulturës heq normën që detyronte fëmijët “e huaj” të paguanin biletën, ndryshe nga bijtë e italianëve. Ministri Bray: “Ishte e turpshme dhe shkelte konventën e të drejtave të fëmijëve”

Romë, 29 maj 2013 – Ndoshta një lajm i vogël, por i mirë. Këtej e tutje, të paktën në bileteritë e muzeumeve italiane, bijtë e imigrantëve do të jenë të barabartë me bijtë e italianëve. E do të mund të zbulojnë falas thesaret e artit e të historisë së vendit që është edhe i tyri.

Tre vjet më parë stranieriinitalia.it tregonte rastin e tre fëmijëve të një shkolle të Vicencës, që vizitonin Firencen me shokët e klasës, dhe që ndryshe nga të këta të fundit, iu desh të paguanin për të vizituar muzeun Uffizi. Vetëm sepse në dokumentet e tyre ishte shkruar që ishin serbë si prindërit e tyre. Dhe rregullorja e muzeut (ashtu si ajo e të gjitha muzeumeve të tjera italiane) parashikon hyrjen falas vetëm për fëmijët italianë apo europianë.

Të miturit europianë hyjnë falas vetëm falë një dekreti ministrie që u jep fëmijëve rumunë, polakë, bullgarë e sidoqoftë europianë të njëjtat të drejta të italianëve, duke harruar ama të miturit jokomnitarë, që deri më sot u duhet të paguajnë biletën. Një harresë që ka goditur jo vetëm bijtë e turistëve që vizitojnë Italinë, po edhe mijëra fëmijë të rritur e ndoshta edhe të lindur këtu, të ashtuquajturit brezat e dytë që ligji vazhdon t’i konsiderojë “të huaj”.

Në vendet e tjera të Europës nukndodh kështu. Në Louvre të Parisit, në Prado të Madridit apo në Van Gogh Museum të Amsterdamit të miturit nuk paguajnë. Pavarësisht nga pasaporta që kanë. Më në fund edhe Italia zgjedh këtë linjë.

“Ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Massimo Bray, ka vendosur të lejojë hyrjen falas në vendet e kulturës në territorin italia edhe të të miturve jokomunitarë” shpjegon një komunikatë e ministrisë e datës 28 maj 2013, duke kujtuar që “kufizimi i hyrjes falas vetëm për të miturit komunitarë, sipas dekretit ministror nr. 507 të vitit 1997, ka shkaktuar shpesh situata të padëshirueshme dhe të sikletshme”.

Situata që Bray përkufizon “të padenja për një vend që te integrimi mes popujve dhe te pasuria kulturore sheh një nga risursat e tij kryesore”.  Ajo normë “shkel edhe parimet e Konventës mbi të drejtat e fëmijëve e ratifikuar në Nju Jork më 20 nëntor 1989”.

Do të nevojiten ndryshime në ligj? Ndoshta po, por “në pritje të një përshtatjeje normative me ligjet e detyrimet ndërkombëtare, ministri u ka dhënë udhëzime të gjitha zyrave të pranojnë menjëherë këto vlerësime, duke lejuar hyrjen falas në muzeumet italiane shtetërore edhe të fëmijëve jokomunitarë”.

 Elvio Pasca

Punësimi i imigrantëve në Administratën Publike. Ligji i ri në Parlament

Çdo shkarkim i “When love calls your name”, dy pikë më shumë për Elhaidën