in

“Na mbytën katunarët!”

Nga Adela  Kolea

 

“Na  mytën katunarët!” Shprehje përgjithësuese, për të mos thënë tjetër, kjo që, sinqerisht, ma vret disi veshin. E dëgjoj shpesh nga bashkëqytetarë të mi, të kryeqytetit tonë, aty ku unë kam lindur e jam rritur, Tirana.
Nuk e di nëse do ta kisha bërë timen edhe unë këtë shprehje prepotente, nëse do të kisha jetuar në këto kohë në Tiranë. Ndoshta, ka mundësi.
E ndërgjegjshme për pasojat e për gjithçka që ka sjellë kjo zhvendosje masive e popullsisë rurale në jetën e përditshme urbane të kryeqytetit tonë – me pak ndryshime me zhvendosjen e qytetarëve drejt  kryqyteteteve të tjerë të botës –  dëshiroja të sillja edhe një këndvështrim tjetër mbi këtë çështje, në paralelizëm me gjendjen e të përditshmes së emigrantit shqiptar nëpër botë.
Problemi i pronës në Shqipëri është një gangrenë që mund të konsiderohet si brejtëse kryesore, si shkak kryesor i nxitjes së zemërimit e mos tolerimit ndaj të ardhurit e këtu, në respekt të çështjes delikate, i jap të drejtë gjithkujt apo mbështes atë që ka pësuar dëme nga ky veprim e nuk ka arritur të fitojë të drejtën apo trashëgiminë  e tij, të grabitura, përvetësuara – mënyrave nga më të ndryshmet –  por, duke e lënë mënjanë për një çast këtë faktor, karakteristikat tolerante të shqiptarit ndaj njëri – tjetrit , –  veçanërisht të tiranasit – përgjithësisht deri ku mbërrijnë?

Jemi “seleksionues” në Tiranë?
Paralelisht, sa “seleksionuese” është bota e huaj në lidhje me shqiptarët emigrantë e në veçanti,  me vetë tiranasit në emigrim – pavarësisht mënyrës së tyre të dallueshme  të qytetëruar apo jo të jetesës, relativisht, individualisht.
 Ndokush që nuk ka lëvizur kurrë nga Tirana, për të jetuar jashtë Shqipërisë,  përballjen me këtë dukuri, e ka menduar ndonjëherë?
Përtej faktorit vetjak, sepse në fund të fundit , çdokush në botë njihet dhe vlerësohet për atë që realisht vlen – pavarësisht prejardhjes –  shpesh kjo gjë, nuk është e thënë që automatikisht të gjejë hapësirë, fatkeqësisht. Faktori paragjykues ndaj të huajit, ( emigrantit, të ardhurit) në një mënyrë apo në një tjetër, dimë që jo në të gjitha vendet e jo me të njëjtin intensitet, shfaqet, qëndron apo zhduket  – pjesërisht apo totalisht, i kushtëzuar nga një sërë elementesh. 
Dikush mundet edhe të më thotë: “Flet kështu, pikërisht sepse nuk ke jetuar në Tiranë  këto  kohë!” Ndoshta, ka mundësi, i drejtë edhe ky vëzhgim.
Por, është një mënyrë konceptimi  i bashkëjetesës njerëzore që, përveç interpretimit vetjak e subjektiv të gjithësecilit, tek ne emigrantët, me tepër se tek çdokush tjeter, ndeshet me diçka që provojmë në lëkurën tonë, ose më mirë ndeshet me  ‘rrotullimin’  e një shprehjeje të ngjashme me këtë të sipërpërmendurën, në formën e tipit: “Na mbytën të huajt, emigrantët!”, adresuar të gjitheve ne, nga ana e vendit apo qytetit të huaj që na ka hapur dyert e veta.

Atehere:
Ju, bashkeqytetare brenda vendit, qe nuk keni pasur rastin te provoni emigracionin, i lejoni vetes te gjykoni apo seleksiononi provincialet , gjithashtu edhe ata, shqiptare si ju – qe fundja, flasin nje gjuhe si e  juaja, pertej dialekteve perkatese krahinore, por, gjithnje pjese perberese e se njejtes gjuhe,  shqipes – qe deri dje kane banuar jashte kryeqytetit  e qe, jeta i ka bere te shkeputen nga rrenjet e tyre, ne kerkim te nje sistemimi me te mire per veten e per familjet.
A mund t’i quhet  ‘faj’ dikujt  fakti qe, tenton permiresimin? Duke thene ‘tenton’, nenkuptoj nje sere efektesh qe i sjell vete personit apo personave te tjere qe kane  lidhje me te, kjo perpjekje per perparim. Dhe keto efekte, kam mendimin qe jo gjithnje, jane domosdoshmerisht negative.

Nese ne kryeqytet mberrin studenti nga rrethet, qe pas vitesh perkushtimi ndaj studimit, automatikisht do te aplikoje per te ardhmen e tij, ne ate pike te zhvilluar te vendit qe ofron mundesi sipas parametrave qe ai konsideron te perputhen me pergatitjen e tij intelektuale, nese ne kryeqytet  mberrin sipermarresi qe gjen terren te pershtatshem per nderrmarjen e veprimtarise  se tij tregtare, ekonomike etj, nese mberrin vajza apo djali  qe do t’i perkushtohet botes se artit, spektaklit, perse jo, politikes, atyre nuk mund t’u quhet ‘faj’ se keto mundesi ua ofron – ndonese ‘jo ne pellembe te dores’, sepse natyrisht mbartin veshtiresite e veta te gjitha fushat – Tirana.
Ah po, mos ekuilibri ne zhvillimin e vendit, ky eshte faktor pergjegjes per kete, por nderkohe qe te realizohet shtrirja e  zhvillimit  ne te gjithe vendin – diçka disi me shume se ‘e veshtira’- merret ne shenjester, Tirana.
Ti do te me thuash:
Asgje e re, normale qe kryeqyteti, perveç madheshtise se tij, duhet te beje njekohesisht llogarite edhe me efektet qe ben shkelqimi, shpesh i tepert, shpesh verbues tek ai qe kryeqytetin , me pare e shihte si nje mit apo destinacion te paarritshem.
Nese kryeqyteti  – dhe eshte ajo qe une uroj – arrin te drejtohet ne menyren e duhur nga ata te cileve sovrani – populli, u fal besimin e tij, nese ata arrijne te mos e zhgenjejne Tiranen e te gjithe vendin, ndoshta edhe kjo dukuri e ngarkimit me ‘faj vetem ndaj katunarit’, ( ndjese per menyren origjinale ne te shprehur..) ,do te ridimensionohej.
Do te arrihej ndoshta te kuptohej qe toleranca, mirekuptimi, elasticiteti – duke i rezervuar edhe gruas sidomos, nje rol paresor – jane nje trampolinë e pershtatshme per t’u hedhur e per te notuar drejt pafundesise se perparimit.

E jo vetem: bashkimi i pervojave, i karakteristikave perkatese te personave te çdo zone te vendit, ne respektin e fjales ‘Njeri’, ne respektin e etikes e te qyteterimit – qyteterim, i cili pretendon njelloj seriozitet si nga qytetari apo edhe nga provinciali, pa dallim, sepse shpesh, abuzohet me kete perkufizim e me meritimin e permbushjes se parametrave te tij vetem dhe ekskluzivisht nga qytetari –  kryesisht, do te benin te mundur perfitimin i nje lejekalimi  me te shpejte drejt Europes.

Me kujtohet kur ishim femije ne shkolle, ne Tirane, perveç faktit qe bashkejetonim ne paqe me femije me prejardhje nga te treja fete kryesisht, qellonte te kishim edhe si shoke shkolle, disa nga ata hebrenj për shembull. Po, nga Izraeli, (dukuri e rralle ne Shqiperine moniste, bashkejetesa me te huaj). I konsideronim shqiptare, njelloj si ne, ndonese kishin emra pak me ndryshe nga ata te zakonshmit, por që per zgjuarsi, veshtire t’ua kalonte njeri.
Sot, femijet tane ne emigracion, jane shoke shkolle, perveçse me vendasit, edhe me emigrante te tjere, fryt i emigracionit te brendshem; me te huaj te shtetesive te ndryshme, te ngjyrave e karakteristikave te ndryshme, te bindjeve apo feve te ndryshme.
Kuptohet, per te qene koherente,  komentet negative, nenvleresimet apo te mos konsideruarit  nga ana e autoktoneve  te nje qytetit te percaktuar – edhe ne Itali – per vete shtetasit e tyre, e  keta te fundit, emigrante te ardhur nga çdo cep i vendit, edhe keto, me japin disi bezdi.
Jane ne te shumtet e rasteve, fryt i injorances apo i mosnjohjes se historise, zhvillimit apo shkaqeve te prapambetjes se vete vendit te tyre, nga nje zone ne tjetren.

Edhe atyre, u drejtohet fjala ime modeste:
Si mund te pranohen apo konsiderohen e respektohen emigrantet tuaj neper bote, kur ju mbysni me perbuzje emigracionin tuaj te brendshem? E me kryesorja, pyet nje here te vetme veten: ç’jam une, per te gjykuar tjetrin,  cilido ai qofte, e ngado ai ardhte?

 

 

 


 

Regjistrimi i fëmijëve në shkollë deri më 22 shkurt. Ja si bëhet

Dekret i ri fluksesh, thuajse i gjithi për punonjës sezonalë e konvertime lejeqëndrimesh