in

Napolitano: “Çmenduri t’u mohosh shtetësinë bijve të imigrantëve”

Nga presidenti i Republikës një apel i ri për reformën e shtetësisë. “Fëmijët kanë këtë ëndërr”

Romë 22 nëntor 2011 – “Uroj që në Parlament të mund të shqyrtohet edhe çështja e shtetësisë së fëmijëve të lindur në Itali nga imigrantët e huaj. T’ua mohosh është çmenduri e vërtetë, absurditet. Fëmijët dëshirojnë këtë gjë”.

E ka thënë sot në mëngjes në Quirinale presidenti i Republikës Giorgio Napolitano, gjatë takimit me Federatën e Kishave Evangjeliste në Itali. Napolitano ka theksuar një mendim tashmë të shprehur edhe javën e shkuar, një apel për të vënë në rend të ditës gjatë muajve të ardhshëm edhe reformën e shtetësisë”.

“Nuk besoj që deti i trazuar është kthyer papritur në një det të qetë, vaj, – ka shtuar Napolitano – do të kemi akoma dallgë. Por janë të gjitha kushtet për një përballje mes forcave politike në kuadrin e situatës së re qeveritare. Do të kemi kushtet e nevojshme për një objektivitet më të madh mes forcave politike”.

 

 

Economist: “Emigrantët po ndryshojnë ekonominë botërore”

Hapet në Romë Oda ekonomike italo-kosovare