in

Nato: “Pas dimrit të 11 shtatorit, pranvera arabe gjallëron shpresat”

Rasmussen, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, u shpreh gjatë një ceremonie organizuar për nder të viktimave të 11 Shtatorit me rastin e 10-vjetorit të këtyre atentateve, në Shtabin e Përgjithshëm të Aleancës Atlantike në Bruksel.

Bruksel, 11 shtator 2011 – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen përkujtoi dje atentatet e 11 Shtatorit duke u shprehur gjatë një ceremonie në Bruksel, se pas “dimrit të gjatë, ngjarjet e pranverës arabe shënojnë një stinë të re shprese”.

“Sulmet e 11 Shtatorit ishin fillimi i një dimri të gjatë në historinë botërore. Por, ngjarjet në Lindjen e Mesme na rikthyen besimin për faktin se edhe nëse dëshira për liri shtypet, ajo nuk mund të mohohet asnjëherë: pranvera arabe është një stinë e re shprese për ne të gjithë”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike.

Me rastin e 11 Shtatorit, Aleanca përmendi, për herë të parë në historinë e saj, nenin e mbrojtjes së dyanshme, theksoi Rasmussen. Neni 5 i Traktatit shprehet se një sulm kundër një anëtari duhet të konsiderohet si një sulm kundër të gjithë aleatëve të tij.

“NATO ndërhyri gjithashtu për të mos u lejuar ekstremistëve të strehohen në Afganistan”, theksoi ai.
“Sot, arkitekti i mizorive të 11 Shtatorit nuk është më. Historia e zhdukur. Por, për fat të keq, kjo ideologji e tmerrshme, konflikti nuk është varrosur ende bashkë me të”, bëri të ditur ai duke iu referuar asgjësimit në maj të kryeterroristit Osama bin Laden, gjatë një operacioni amerikan të forcave komando në Pakistan.

Gjatë samitit të ardhshëm në Çikago, Aleanca Atlantike, që po ndërhyn nga ajri mbi Libi me mandatin e Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e civilëve, do të përsërisë se “misioni i saj nuk është vetëm të mbrojë ata që gëzojnë lirinë, por edhe t’u japë frymëzim dhe mbrojtje atyre që aspirojnë për liri”, qofshin këta afganë, libianë apo familje të viktimave të 11 Shtatorit, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Trauma që përsëritet për “Brezin e 11 shtatorit”

11 shtator. Frattini: “Terrorizmi nuk mund të luftohet vetëm me ushtri”