in

Ndalet në aeroport të Riminit një shqiptar me pasaportë greke të falsifikuar

Policia e kufirit e aeroportit të Riminit arrestohen dy vetë: Klevis Jakun klandestin, që me pasaportë greke të falsifikuar më së miri përpiqej të shkonte në Angli dhe Jak Tokrrin pse e kishte ndihmuar

Romë, 12 tetor 2011 – Edhe pse pasaporta greke biometrike që mbante ishte e falsifikuar shumë mirë, fjalët e policisë, 23-vjeçari Klevis Jaku nuk arriti t’ia hidhte e të merrte avionin e Ryanair-it për në Londër. Të shtunën në darkë, në aeroportin e Riminit, policia e ka ndjekur grupin e shqiptarëve që do të fluturonte drejt Anglisë, duke dyshuar se mes tyre mund të kishte klandestinë. E nuk gaboi. Gjatë kontrollit shqiptari ka treguar pasaportën greke, që sipas policisë, ishte e falsifikuar shkëlqyer, edhe në mikroçip, por ky fakt nuk pengoi forcat e rendit të verifikonin që ai ishte Klevis Jaku dhe ta arrestonin. Me proces gjyqësor të menjëhershëm Jakut iu dhanë 10 muaj burg.

Klevis Jaku dhe pasaporta greke e tij

Nga kontrollet e mëtejshme forcat e rendit zbuluan se një tjetër shqiptar ishte i implikuar me këtë çështje: Jak Tokrri, 45 vjeç, banor i rregullt në Cervia, kish ndihmuar 23-vjeçarin për të shkuar në Angli. I kishte blerë biletën dhe i kishte mbajtur pasaportën e tij shqiptare. Tokrri, i arrestuar në banesën e tij në Cervia, rrezikon tani një dënim edhe më të rëndë: deri në 15 vjet burg për favorizim të emigracionit klandestin.

Nuk është herë e parë që zbulohen jokomunitarë nga vende me emigracion të fortë me pasaporta të vendeve anëtare të BE-së, apo sidoqoftë vendeve nga të cilat nuk ka fluks të lartë emigrantësh të parregullt. Policia bën të ditur se tashmë ndodh shpesh të zbulohen jo vetëm shqiptarë me pasaportë greke por edhe rusë që hiqen si polakë ose hungarezë, apo kinezë që hiqen si tajlandezë apo japonezë.

Referendum apo opozitë plehrash?

Kuvendi Civil: “Shqiptarë, mos pranoni plehrat e Italisë”