in

Ndalohet në Francë i dënuari me burgim të përjetshëm në Itali

24-vjeçari Arjan Quku, i dënuar në Savona për vrasjen në vitin 2008 të Roberto Sirit është kapur nga xhandarmëria franceze. Së shpejti do të ekstradohet në Itali

Romë, 14 shkurt 2013 – I riu 24- vjeçar Arjan Quku, i dënuar me burgim të përjetshëm në Savona për vrasjen në vitin 2008 të Roberto Sirit, është arrestuar në Francë. Shqiptari, i cili ishte prej kohësh në kërkim, është ndaluar në Chambery nga xhandarmëria franceze.

Nga një kontroll i zakonshëm rrugor, xhandarmëria e ka ndaluar sepse ishte emigranti i paligjshëm në Francë. Pas të gjitha verifikimeve për identifikimin e personit dhe në bazë të shenjave të gishtërinjve të të regjistruara në sistemin Afis, ka rezultuar se i arrestuari është pikërisht 24 vjeçari Arjan Quku i kërkuar prej pesë vjetësh nga drejtësia italiane.

Së shpejti pritet kthimi i tij për në Itali: i dënuar për vrasje me burgim të përjetshëm, pala italiane beson se drejtësia franceze nuk do të kundërshtoi ekstradimin e të riut.

Monti aggiorna l’Agenda: “Cittadinanza, voto e superamento delle quote”

Non se ne può più!