in

Ndalohet në portin e Durrësit i dënuari me 16 vjet burg për prostitucion

Haziz Xhyra, 65 vjeç, është arrestuar sapo ka zbritur në Durrës nga një traget që vinte nga Bari

Tiranë, 24 qershor 2011 – Agjencia e shtypit ATSh bën të ditur se forcat e policisë portuale të Durrësit kanë arrestuar sot në mesditë 65-vjeçarin nga Peqini, Haziz Xhyra, që ishte shpallur në kërkim sepse duhet të kryejë dënimin e marrë për veprën penale të shfytëzimit të prostitucionit.

Burime zyrtare nga drejtoria rajonale e policisë së kufirit dhe migracionit, kanë bërë të ditur për ATSH-në se “Haziz Xhyra, 65 vjeç, nga fshati Rrumbullak i Peqinit, u ndalua sot teksa zbriste nga trageti i linjës Bari-Durrës”. Xhyra është dënuar më 16 vjet heqje lirie nga gjykata e Lushnjes në vitin 2006.

Të njëjtat burime thanë se 65-vjeçari ishte paraqitur në pikën e kontrollit kufitar me pasaportën e një shtetasi tjetër.

Fondi Saudit financon me 25 milionë dollarë rrugën Tiranë-Elbasan

Vatra e ShBA-së do të bashkëpunojë me Kuvendin për festimet e 100 vjetorit të pavarësisë