in

Ndalohet një brazilian për vrasjen e shqiptarit në Milano

Për vrasjen e Gjin Perdokës dhe plagosjen e nipit të tij në Milano, karabinierët kanë ndaluar një fqinj të tijin brazilian

Milano, 24 gusht 2010 – Gjatë kërkimeve në vendngjarje pas vrasjes, karabinierët e Milanos kanë gjetur dje edhe armën e krimit, thikën me të cilën të dielën, pas mesnate, është therur për vdekje Gjin Perdoka, 42 vjeç, dhe është plagosur rëndë nipi i tij 22-vjeçar. Për këtë krim është ndaluar edhe braziliani Riccardo Maurizio Gomez, 43 vjeç, me qëndrim të rregullt në Itali, që sipas hetuesve ka sulmuar shqiptarët që i kishin trokitur në derë të shtëpisë për të protestuar pasi po fliste në telefon me zë të lartë. Gomez, pas marrjes në pyetje në prani të një avokati, është arrestuar me akuzën e vrasjes së një personi dhe të tentativës së vrasjes së një tjetri.

Hetuesit pasi kanë marrë në pyetje shumë dëshmitarë të ngjarjes, banorë të të njëjtit pallat ku banonin edhe shqiptarët e braziliani, janë të mendimit se amerikano-jugori është i vetmi që ka sulmuar shqiptarët pasi personi tjetër që ndodhej në shtëpi me të u verifikua që nuk ka ndërhyrë.

Orikum: porti i jahteve, ku valëviten flamurë nga e gjithë bota

Një bust gruaje, zbulimi më i fundit në Apolloni