in

Ndërron jetë këngëtari i njohur Dr. Flori

Themeluesi i Grupit West Side Family ishte vetëm 35 vjeç, baba i dy fëmijëve.
Hapen hetimet për shkaqet. Të shokuar miqtë e kolegët

Këngëtari 35-vjeçar Florian Kondi, i njohur me emrin Dr Flori, themelues dhe pjesëtar i grupit “West Side Family” ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Lajmi është konfirmuar nga burime pranë urgjencës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza ku këngëtari ka mbërritur i pajetë rreth orës 10:20 të mëngjesit, i transportuar me autoambulancë.

Florian Kondi ka lënë pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë i cili ka vetëm disa javë që ka lindur. Të gjithë veprimtarinë e tij ai e ka zhvilluar në Tiranë. Dr. Flori ishte themelues i grupit West Side Family, përmes të cilit edhe u bë i njohur. Me West Side Family ai u shfaq në krah të Edi Ramës në fushatën e këtij të fundit për garën e Tiranës, me këngën “Tirona”.

Këngët më të njohura të tij me grupin West Side Family janë edhe “Mesazhi”, “Hou Çike”, “Kena lind për qejf”, “Në krahët e tua do jem”, “Çohu”, “Jehohnë” apo “Une Dua Ah Ah” etj.

Dr. Flori ka pasur edhe bashkëpunime të suksesshme në karrierën e tij si solist ku vlen të përmenden kënga me Aurela Gaçen “Origjinale”, “Ku ka si Tirona” në bashkëpunim me Ermal Mamaqin, apo kënga “Ca na ke”.

Nga agjencia e lajmeve ATSh, mësohet se për ngjarjen është lajmëruar edhe Policia, e cila ka nisur të hetojë mbi shkaqet që kanë çuar në vdekjen e këngëtarit të mirënjohur për publikun shqiptar. Tani për tani dyshohet për një takikardi, që nga konstatimi i mjekëve mund të ketë ardhur nga përdorimi i substancave narkortike. Sakaq, qendra spitalore Universitare Nënë Tereza pritet të kryejë ekspertizën, nëse familja e tij do të jetë dakord.

Bota e artit e tronditur nga ndarja nga jeta e Dr. Florit

Kolegë e miq artistë kanë mbetur të shokuar nga vdekja e parakohshme e Florian Kondit. Rrjetet sociale po mbushen me statuse që shprehin dhimbje për vdekjen e këngëtarit. 

Stefi Prifti: ”E pabesueshme!!!!! Gjate kesaj jave jam takuar disa here duke bere prova!!! Te premten do te performonte me ne ne Calvin!!! E tmershme jeta kur ndodh vdekja per nje djale te shkelqyer dhe nje artist me talent te jashtezakonshem!”

Rozana Radi: “Jam e shokuar.Keto humbje jane te tmerrshme.Shume e padrejtë!

Rezarta Shkurta: “Jam e shokuar! U prefsh ne paqe miku im”

Julian Deda: “Nuk e besoj dot. Nuk dua ta besoj. Pse o vlla ike keshtu??? O Zot merre ne mbretërine tende kete zemer artisti. Lamtumire miku im, lamtumire koleg, lamtumire artist, lamtumire o njeri i mire. Me vjen shume keq qe na detyrove te te themi “LAMTUMIRE”, me vjen te plas nga inati. Do kujtoj gjithe jeten batuten, energjine dhe shperthimet e tua artistike. Do me mungosh, do i mungosh Shqiperise. Respekt per jete per ty Flori, u prehsh ne paqe…!”

Sidrit Bejleri: “Lamtumirë mik! Zoti të mëshiroftë!

Eneda Tarifa: “Te prehesh ne paqe o mik ! Po nuk e bere mire….”

Shtetësia italiane. Në Firence më shumë punonjës dhe informacione dhe kërkesa me postë

Miqësorja Itali-Shqipëri. 10 mijë tifozë shqiptarë nga e gjithë Evropa