in

Ndërron jetë Ramiz Alia, i fundit president komunist i Shqipërisë

Tiranë, 7 tetor 2011 –Shuhet në moshën 86-vjecare Ramiz Alia. Udhëheqës i dytë dhe i fundit komunist në Shqipëri dhe Presidenti i parë i shtetit pluralist, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Sanatoriumit në kryeqytet në moshën 86-vjeçare.
Alia  prej disa kohësh vuante nga  trenboembolia pulmonare dhe për këtë arsye ai ishte shtruar disa herë në reanimacion.

Ramiz Alia lindi më 18 tetor 1925 në Shkodër. Ai u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë (1954). Alia ishte një nga figurat më të rëndësishme të Partisë së Punës së Shqipërisë, i cili udhëhoqi Shqipërinë mes viteve 1984 – 1990. Gjatë kësaj periudhe Ramiz Alia ka kryer detyra të larta në drejtim të PPSH-së, rrjedhimisht edhe të shtetit shqiptar.

Detyrat më të rëndësishme kanë qenë: Sekretar i Parë i KQBRPSH (1949-1955), Minister i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958), anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985), deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990), Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991) dhe kryetar i Këshillit Presidencial (1991).

Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake në Shqipëri të zhvilluara më 31 mars 1991, parlamenti i ri pluralist i dominuar akoma nga deputetët e PPSH-së, më 30 prill 1991 me propozim të PPSH-së e zgjodhi Ramiz Alinë, President të Republikës. Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992 ku fitoi koalicioni i opozitës i udhëhequr nga Partia Demokratike, më 3 prill 1992 Alia dha dorëheqje nga posti i Presidentit.

Njëzet vjet partneritet Shqipëri-ShBA

Tashmë 10 mijë firma për shtetësinë dhe të drejtën e votës